zjarri masiv ne devoll flaket perhapen me shpejtesi drejt kapshtices ekipet zjarrfikese nga korca maliqi e pusteci ne gatishmeri 687dd2166ac9c

Zjarri masiv në Devoll, flakët përhapen me shpejtësi drejt Kapshticës – ekipet zjarrfikëse nga Korça, Maliqi e Pusteci në gatishmëri

July 21, 2025
1 minut lexim

Zjarri i përhapur gjatë natës në fshatin Verrnik, në drejtim të zonës kufitare dhe territorit grek, ka përfshirë një sipërfaqe të mëdha toke.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar gjatë natës, forcat zjarrfikëse të shërbimit pyjor, gjithashtu edhe vullnetarë.

Autoritetet njoftojnë se janë dakorduar edhe me palën greke në rastin se do të duhet ndihma e tyre që të ndërhyjnë në pikën kufitare.

Zjarri masiv është përhapur shumë pranë postës dhe policisë së doganës së Kapshticës. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell ABC News, zjarrfikëse nga Devolli, Korça, Maliqi janë angazhuar për të mos lejuar më tej përhapjen e flakëve.

Edhe pse zjarri duket se ka marrë përmasa të mëdha i favorizuar edhe nga era e fortë.

Vënia në kontroll të plotë të flakëve është e vështirë jo vetëm për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit por edhe të terrenit të vështirë që e bën të pamundur futjen e mjeteve në zonë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horoskopi ditor e hene 21 korrik 2025 687dbf9205b9b
Lajmi i mëparshëm

Horoskopi ditor, e hënë 21 korrik 2025

mbahet seanca gjyqesore per rastin banjska 687dd28f78c2a
Lajmi i radhës

Mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë