Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit, duke shkaktuar shqetësim të thellë tek banorët lokalë dhe autoritetet komunale.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë flakë të mëdha dhe tym të dendur që përfshin një sipërfaqe të konsiderueshme të malit, duke rrezikuar seriozisht mjedisin dhe sigurinë e zonave përreth.
Zjarri, i cili është vënë re në orët e pasdites, ka alarmuar qytetarët, të cilët i janë drejtuar institucioneve për ndihmë të menjëhershme.
Deri më tani, nuk dihen shkaqet e shpërthimit të tij, por dyshohet se mund të jetë rezultat i temperaturave të larta ose ndonjë pakujdesie njerëzore.
Ekipet e zjarrfikësve janë mobilizuar dhe ndodhen në terren, duke u përpjekur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.
Për shkak të terrenit të thepisur dhe përmasave të flakëve, ndërhyrja po bëhet me vështirësi të mëdha.
Burimi: botasot.info