zjarri i madh perfshin malet e goleshit 686851fb7b388

Zjarri i madh përfshin malet e Goleshit

July 5, 2025
1 minut lexim

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit, duke shkaktuar shqetësim të thellë tek banorët lokalë dhe autoritetet komunale.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë flakë të mëdha dhe tym të dendur që përfshin një sipërfaqe të konsiderueshme të malit, duke rrezikuar seriozisht mjedisin dhe sigurinë e zonave përreth.

Zjarri, i cili është vënë re në orët e pasdites, ka alarmuar qytetarët, të cilët i janë drejtuar institucioneve për ndihmë të menjëhershme.

Deri më tani, nuk dihen shkaqet e shpërthimit të tij, por dyshohet se mund të jetë rezultat i temperaturave të larta ose ndonjë pakujdesie njerëzore.

Ekipet e zjarrfikësve janë mobilizuar dhe ndodhen në terren, duke u përpjekur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.

Për shkak të terrenit të thepisur dhe përmasave të flakëve, ndërhyrja po bëhet me vështirësi të mëdha.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shperthimi i fuqishem ne rome shkon ne 50 te numri i te plagosurve perhapet tymi toksik 68684b4bf316e
Lajmi i mëparshëm

Shpërthimi i fuqishëm në Romë! Shkon në 50-të numri i të plagosurve, përhapet tymi toksik

sara kolami duket e mrekullueshme ne bregdet me paraqitjen e saj verore 686853278146e
Lajmi i radhës

Sara Kolami duket e mrekullueshme në bregdet me paraqitjen e saj verore

Të fundit nga

ShkoLartë