zjarri demtoi burimin e jeteses ne zonen e delvines shume familje merren me mbledhjen e bimeve medicinale 693d4ff68e166

Zjarri dëmtoi burimin e jetesës, në zonën e Delvinës shumë familje merren me mbledhjen e bimëve medicinale

December 13, 2025
1 minut lexim

Në Delvinë, mbledhja e bimëve medicinale ka qenë për dekada një traditë që ka ushqyer shumë familje të zonës.

Vera, një pensioniste dhe agronome me profesion, është një prej atyre grave që ia ka kushtuar gjithë jetën natyrës. Edhe sot, në moshë të thyer, ajo vijon të mbledhë e të grumbullojë bimë mjekësore, një profesion që e nisi që e re dhe që nuk e ka braktisur kurrë.

Vera përmend edhe një bimë të rrallë, që rritet vetëm në brigje dhe shfrytëzohej prej vitesh për vlerat e saj kurative. Por këtë vit, edhe ajo ka munguar pothuajse krejtësisht.

Shkaku kryesor sipas saj është dëmtimi i zonës nga zjarret, të cilat prekën një pjesë të madhe të pyjeve dhe livadheve të Delvinës gjatë verës. Flakët shkatërruan habitatet ku mbijnë shumë nga këto bimë të ndjeshme, duke ulur prodhimin dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e tyre.

Ndërsa tregu i bimëve mjekësore në Delvinë po përballet me sfida, në nivel kombëtar ky sektor mbetet një nga më të rëndësishmit. Sipas të dhënave të sektorit, Shqipëria kultivon dhe mbledh rregullisht rreth 186 lloje bimësh medicinale dhe aromatike, nga më shumë se 330 specie që rriten natyrshëm në vend. Pjesa dërrmuese e tyre shkojnë për eksport, duke e renditur Shqipërinë ndër prodhuesit më të njohur të rajonit, një potencial që banorët e Delvinës thonë se duhet mbrojtur për të mos humbur një traditë të tërë brezash.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

einxhel shkira perfundon ne spital zbulon se ka pesuar nje lendim 693d3d7f858f2
Lajmi i mëparshëm

Einxhel Shkira përfundon në spital, zbulon se ka pësuar një lëndim

sedloski ne pole pozicion per seleksionues te maqedonise 693d50536c696
Lajmi i radhës

Sedloski në pole pozicion për seleksionues të Maqedonisë

Të fundit nga

Përfundon protesta në Shkup

Ka përfunduar protesta kundrejt pakënaqësive në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë e cila u mbajt në qendër të Shkupit. Mijëra shqiptarë kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin,

Alonso për situatën te Reali

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, e dinte mirë se e priste një konferencë shtypi e vështirë të shtunën, përpara ndeshjes që skuadra e tij do të luajë të dielën në mbrëmje
ShkoLartë