zjarri delvina ne ore ankthi evakuohen qytetaret 689bba58b6416

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

August 13, 2025
1 minut lexim

Situata në Delvinë vijon të jetë kritike, ndërsa zjarri ka përfshirë zona të gjera dhe i është afruar rrezikshëm spitalit të qytetit.



Policia ka evakuuar banorët e lagjeve Llakë, Mukurs dhe Xhermëhallë, ku gratë, fëmijët dhe pleqtë janë larguar nga shtëpitë, ndërsa burrat kanë mbetur për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit së bashku me zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencës.

Qyteti aktualisht është pa energji elektrike, duke e bërë më të vështirë menaxhimin e situatës emergjente. Pacientët e spitalit janë strehuar për arsye sigurie në kinoteatrin e qytetit.

Dyshohet se shumë banesa mund të jenë përfshirë nga flakët, por për shkak të tymit dhe qasjes së vështirë në terren, ende nuk janë bërë evidentime të sakta të dëmeve.

Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit po punojnë intensivisht për të frenuar përparimin e flakëve, ndërsa era e fortë që fryn në drejtim të qytetit po vështirëson punën e tyre dhe rrit rrezikun për banorët.

Pranë spitalit, janë marrë masa urgjente për çmontimin dhe largimin e sistemit të furnizimit me oksigjen, për të shmangur rrezikun e një shpërthimi në rast se flakët arrijnë godinën. I gjithë personeli mjekësor është në gatishmëri për të mbrojtur ambientet me mjetet që kanë në dispozicion.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e forcave të rendit për të shmangur incidente të tjera.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kater skenaret e mundshem te perfundimit te luftes ne ukraine 689bb5a8a1ea9
Lajmi i mëparshëm

Katër skenarët e mundshëm të përfundimit të luftës në Ukrainë

cfare duhet te dime per samitin historik trump putin 689bbb847a791
Lajmi i radhës

Çfarë duhet të dimë për samitin historik Trump-Putin?

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë