zjarri ben shkrumb depot ne lipjan policia e cileson zjarrvenie 68780802671ed

Zjarri bën shkrumb depot në Lipjan – Policia e cilëson “zjarrvënie”

July 16, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se zjarri i mbrëmshëm që përfshiu dy depo në zonën industriale të Lipjanit po hetohet si rast i “zjarrvënies së qëllimshme”.

Intervenimi i zjarrfikësve zgjati për më shumë se pesë orë dhe, gjatë aksionit, një pjesëtar i Njësisë së Zjarrfikësve të Lipjanit ka pësuar lëndime.

Ngjarja ndodhi të martën në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku fillimisht mori flakë depoja e kompanisë “Kipper”, e më pas zjarri u përhap edhe në depon ngjitur të kompanisë “Gorenje”.

Përmasat e zjarrit ishin të mëdha, me re tymi që u panë nga kilometra larg dhe që, edhe një ditë më pas, vazhdojnë të jenë të pranishme në zonë.

Sadri Shabani, Komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Lipjan, ka thënë se përhapja e shpejtë e flakëve u ndihmua nga temperaturat e larta dhe përbërja e materialeve brenda depove.

“Kam kërku ndihmë nga të gjitha komunat përreth dhe më kanë ardhur në ndihmë. Për pesë orë e kemi lokalizuar zjarrin dhe kemi arritur ta ndalojmë përhapjen”, deklaroi Shabani.

Ai po ashtu njoftoi se gjatë intervenimit, një zjarrfikës është lënduar por është liruar nga QKUK pas trajtimit.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është cilësuar si “zjarrvënie”, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë, edhe pse e kontaktuar nga mediat, nuk ka dhënë ende asnjë informacion shtesë lidhur me hetimet.

“ZJARRVËNIE / Rr. Ibrahim Rugova, Lipjan 15.07.2025 – 16:26. Raportohet se janë përfshirë nga zjarri dy depo të dy ankuesve meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipet e zjarrfikësve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.

Ky incident vjen në një periudhë kur rastet e zjarreve në ndërtesa dhe objekte afariste janë shtuar ndjeshëm.

Vetëm gjatë javës së kaluar, një ndërtesë banimi në rrugën “UÇK” në Prishtinë u përfshi nga flakët, ndërsa para tre javësh, zjarri përfshiu edhe një ndërtesë në lagjen Emshir.

Hetimet për rastin e Lipjanit vazhdojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbuluar shkaktarët dhe motivet e mundshme të zjarrvënies.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

misajlovski lord kouker mbreteria e bashkuar mbetet e perkushtuar ne zhvillimin e kapaciteteve mbrojtese te maqedonise 68780442ab78e
Lajmi i mëparshëm

Misajlovski – lord Kouker: Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Maqedonisë

anxhelo koci publikon kengen e re ma belle me livia brungen ne klip 687808f356703
Lajmi i radhës

Anxhelo Koci publikon këngën e re “Ma Belle” me Livia Brungën në klip

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë