zjarrfikesit e tetoves do te behen me objekt te ri 6899f6e025509

Zjarrfikësit e Tetovës do të bëhen me objekt të ri

August 11, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 11 gusht – Këshilli i Komunës së Tetovës i dha dritë jeshile ndërtimit të objektit të ri për zjarrfikësit në bllokun urban 75. Objekti i ri do mundësonte kushte më të mira për zjarrfikësit të cilët janë të vendosur në një objekt tejet të vjetër, por edhe me një dalje e cila gjithnjë krijon vonesa për ta, shkruan Alsat.

“Në bazë të këtij plani detal urbanistik, do të krijohen kushte më të mira për zjarrfikësit, sepse hangari ku parkohen kamionët e zjarrfikësve, nuk është mirë i izoluar dhe në kohë dimri e kanë problem mbajtjen e rezervuarve me ujë që është e nevojshme për të intervenuar. Ky problem besoj që me investimin e ri do zgjidhet një herë e për gjithnjë dhe besoj se edhe garazhi i kamionëve do të zgjerohet dhe do ketë kushte moderne”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Me ndërtimin e objektit të ri për zjarrfikësit, do të kemi të paktën mundësi intervenimi më të shpejtë dhe një dalje më të mirë në rrugë, tha shefi i Zjarrfikësve në Tetovë, Avni Ameti.

“Me projektin e ri siç shihet, do të ketë dalje më të lehtë për zjarrfikësit e Tetovës, sepse ajo kohë që humbim prej dhjetë minutash deri tek semaforët e parë s`do jetë pra do kemi semafor aty dhe do depërtojmë shumë më kollaj si zjarrfikës. Dihet se objekti që kemi është shumë i vjetërsuar dhe me hapësirat e reja, më mirë do jenë të ruajtura mjetet që ne i posedojmë”, u shpreh Avni Ameti. Kryeshef i NJTKZ Tetovë.

Ndryshe, objekti i zjarrfikësve që është i vjetër ndoshta sa vetë Tetova, për herë të parë u rinovua para disa vitesh. Për shkak se bëhet fjalë për objekt tejet të vjetër, krijimi i kushteve më të mira si në objektin ku rrinë zjarrfikësit dhe hangarin ku mbahen kamionët ishte pothuajse i pamundur. Me ndërtimin e objektit të ri të zjarrfikësve, të bëhet edhe hapja e një daljeje direkt tek ky objekt, me qëllim që të reduktohet humbja e kohës deri tek semaforët poshtë spitalit klinik të Tetovës.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

digjet europa zjarre ne itali spanje e kroaci flake ne pyje e fshatra 6899f398bf08a
Lajmi i mëparshëm

Digjet Europa/ Zjarre në Itali, Spanjë e Kroaci, flakë në pyje e fshatra

mbi 45 mije pushues u paraqiten ne 36 qendrat shendetesore verore qe prej qershorit 6899f8719dd96
Lajmi i radhës

Mbi 45 mijë pushues u paraqitën në 36 Qendrat Shëndetësore Verore që prej qershorit

Të fundit nga

ShkoLartë