zjarrfikesit ankohen per kushtet e punes ame thote se po punojne ne permiresimin e tyre 687d45f7be2a4

Zjarrfikësit ankohen për kushtet e punës, AME thotë se po punojnë në përmirësimin e tyre

July 20, 2025
1 minut lexim

Fillimi i kësaj jave shkaktoi disa vatra të zjarrit në disa lokacione të ndryshme nëpër Kosovë.

Zjarrfikësit ishin në krye të detyrës për orë të tëra, që t’i lokalizonin dhe t’i shuanin ato.

Por atyre i vështirësohej puna nga numri i madh i vatrave të zjarrit ku për dy ditë numri shkoi në afro 300 vatra.

Përballimi i këtyre detyrave për zjarrfikësit ishte sfiduese shkaku i kapaciteteve në staf dhe pajisje.

“Kushtet e zjarrfikësve nuk janë fort të mira. Kemi mungesë të stafit, mungesë të mjeteve, mungesë të pajisjeve. Të gjitha nga pak mungojnë” thotë Fitim Gashi , zjarrfikës në Gjakovë.

Zjarrfikësit janë nën ombrellën e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

E Drejtori i kësaj agjencie Genc Metaj, tha se janë duke punuar në përmirësimin e kushteve.

“Sa i përket kushteve dhe pajisjeve nuk qëndrojmë keq. Tani jemi në ristrukturim komplet infrastrukturor dhe ligjor. Është duke u parapa edhe rregullimi i kompetencave me ligj, por në të njëjtën kohë edhe modernizimi i pajisjeve. Domethënë po bëjmë atë se çfarë është e mundur që t’i përmirësojmë kushtet e zjarrfikësve”, shprehet ai.

Si më komplekse Metaj e shpjegoi çështjen e shtimit të numrit të zjarrfikësve.

“AME-ja është e gatshme që në çdo kohë të hapë konkurse për zjarrfikës, mirëpo duhet të kuptohet se ekziston një dualizëm i kompetencave nga niveli qendror në nivelin lokal. Kështu që do të thotë se pa e bë kërkesën komuna dhe pa e deklaru mjetet që i paguajnë ata njerëz, ne nuk mundemi me hapë konkurs…Do të ketë gjithmonë, dy herë në vit konkurs dhe komunat duhet me i deklaru mjetet, sepse buxheti për paga, mallra dhe shërbime për zjarrfikës, është në nivelin komunal” , thotë Metaj.

Megjithatë, brenda këtij viti përmes konkurseve janë shtuar 56 zjarrfikës, sipas kërkesave nga nivelet komunale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fabrizio romano jep detaje te reja rreth transferimit te rashford tek barcelona 687d45f49b400
Lajmi i mëparshëm

Fabrizio Romano jep detaje të reja rreth transferimit të Rashford tek Barcelona

harroni gervishtjet keto fellne riparohen vete dhe duken gjithmone si te reja 687d46e4a3fc7
Lajmi i radhës

Harroni gërvishtjet, këto fellne “riparohen” vetë dhe duken gjithmonë si të reja

Të fundit nga

ShkoLartë