zjarret rama zjarrvenien do te duhet ta barazojme me vrasjen ne kodin penal 6899c02808441

Zjarret, Rama: Zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal

August 11, 2025
1 minut lexim

Prej disa javësh Shqipëria vijon betejën me vatrat e zjarreve, shumica e të cilave janë të qëllimshme.



Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet një person i cili është duke ndezur zjarr.

Teksa publikon pamjet e kapura nga dronët e Forcave Ajrore, Rama thotë se “të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.”

Më tej, kryeministri shkruan; “Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal.”

Postimi i kryeministrit Rama

Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore. Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët. Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal. Këto janë pamjet e dronit Bajraktar ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ahmeti kujton renien heroike te bekim berishes abeja dhe bedri shales 6899be84016dc
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti kujton rënien heroike të Bekim Berishës – ABEJA dhe Bedri Shalës

zelensky kerkon vend ne tryezen e alaskes shba takimi vetem me putin 6899c153f310a
Lajmi i radhës

Zelensky kërkon vend në tryezën e Alaskës, SHBA: Takimi vetëm me Putin

Të fundit nga

ShkoLartë