zjarret rama dy dite e net ekstremisht te veshtiraflaket kane qene te pameshirshme 689c632d3e3ab

Zjarret/Rama: Dy ditë e net ekstremisht të vështira,flakët kanë qenë të pamëshirshme

August 13, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri mbi situatën e zjarreve në vend, duke thënë se dy ditët e fundit kanë qenë ekstremisht të vështira për forcat zjarrfikëse.



Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama i ka bërë thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm dhe të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë vonë.

“Dy ditë e netë ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, në Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, në kufi me Gjirokastrën, Dhivër, Kakodhiq në Finiq, si dhe në Dropull në kufi me Delvinën, ku rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme.

Falë guximit vetëmohues dhe angazhimit total të të gjitha forcave në terren, është arritur fatmirësisht që zjarret të vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna papushim drejt shuarjes së tyre dhe gatishmëria maksimale për çdo riaktivizim të mundshëm apo vatra të reja.

Thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm, të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë vonë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve, ndërsa për kriminelët që luajnë me flakët, ndëshkimi do të jetë maksimal”, shkruan Rama.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

MICKOSKI DHE MEXHITI 1
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Marrëveshja Kornizë është dëshmi se Maqedonia mund të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve

debati per plazhet bosh e cmimet e larta ne itali meloni turizmi nuk eshte ne krize 689c64594f1da
Lajmi i radhës

Debati për plazhet bosh e çmimet e larta në Itali/Meloni: Turizmi nuk është në krizë

Të fundit nga

ShkoLartë