zjarret perfshijne greqine evakuime prane athines dhe ne disa ishuj 688519d1a39ad

Zjarret përfshijnë Greqinë, evakuime pranë Athinës dhe në disa ishuj

July 26, 2025
1 minut lexim

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët pranë Athinës dhe në disa rajone të tjera të Greqisë këtë të shtunë, ndërsa vendi mesdhetar po përballet me valën e tretë të të nxehtit për këtë verë. Disa fshatra dhe zona të banuara janë evakuuar për shkak të rrezikut në rritje nga zjarret.



fshatin Drosopigi, rreth 25 kilometra në veri të Athinës, janë dëgjuar shpërthime teksa re të mëdha tymi kanë mbuluar zonën. Në këtë fshat ndodhen edhe fabrika me materiale të ndezshme. Dy helikopterë janë angazhuar për të hedhur ujë nga ajri, ndërsa 65 zjarrfikës me 26 automjete dhe dy avionë po përpiqen të vendosin nën kontroll flakët.

Sipas mediave vendase dy banesa janë përfshirë nga zjarri, ndërsa autoritetet u kanë kërkuar banorëve të fshatit Krioneri të zhvendosen drejt Athinës për siguri.

Temperaturat në Greqi pritet të arrijnë deri në 44 gradë Celsius këtë të shtunë, paralajmëroi shërbimi meteorologjik grek.

Në ishullin Evia, janë dislokuar 115 zjarrfikës me 24 automjete për të përballuar flakët, të mbështetur nga gjashtë avionë dhe shtatë helikopterë. Por erërat e forta po e vështirësojnë ndjeshëm operacionin. Banorëve të zonës Triada në Evia u është kërkuar të jenë gati për evakuim në rast emergjence.

Zjarri në Evia është një nga seritë e zjarreve që kanë shpërthyer gjatë këtij muaji për shkak të erërave të fuqishme dhe thatësirës ekstreme.

Edhe në ishullin Kythira, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e fshatrave Aroniadika, Pitsinades dhe Aryoi. Në rajonin e Messinisë, në perëndim të Athinës, është dhënë gjithashtu urdhër evakuimi për banorët e Kryonerit dhe Sellasit.

Të gjitha këto zona ishin të përfshira në listën e rajoneve të Greqisë në alarm të lartë për zjarre, për shkak të temperaturave rekord dhe erërave të forta të parashikuara për këtë fundjavë.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

26 vatra zjarri ne gjithe shqiperine avione e helikoptere ne beteje me flaket 688518a531f89
Lajmi i mëparshëm

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

aliu do te ndertohet nje qender per proteza per personat e lenduar nga zjarri ne kocan 68851a497f992
Lajmi i radhës

Aliu: Do të ndërtohet një Qendër për proteza për personat e lënduar nga zjarri në Koçan

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë