zjarret perfshijne disa fshatra te istogut kryetari therret per kujdes dhe mobilizim 686bd61673cdf

Zjarret përfshijnë disa fshatra të Istogut, kryetari thërret për kujdes dhe mobilizim

July 7, 2025
1 minut lexim

Pas përhapjes së zjarreve në fshatrat Kovragë, Veriq, Osojan dhe Gurrakoc, kryetari i Komunës së Istogut Ilir Ferati, ka bërë të ditur se gjendja në terren është alarmante dhe kërkon vëmendje të shtuar nga të gjithë qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i Komunës, tha se së bashku me ekipet e zjarrfikësve, Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse thotë se janë duke punuar për të lokalizuar dhe shuar vatrat, në mënyrë që të parandalohet përhapja e flakëve dhe të mbrohen pronat, tokat bujqësore dhe banorët.

“Apeloj te çdo qytetar i Istogut që të tregojë kujdes maksimal, veçanërisht në zonat bujqësore dhe pyjore dhe të mos digjin barishta, mbeturina apo sende të tjera, pasi edhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe të pakthyeshme”, thekson ai në njoftim.

Kryetari gjithashtu ka kërkuar që çdo rast i dyshuar për zjarr apo tym të lajmërohet menjëherë tek zjarrfikësit apo Policia.

Në fund, ai ka falënderuar zjarrfikësit, Policinë dhe qytetarët që janë duke kontribuar në menaxhimin e situatës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rikthehet ideja qe kuvendi i maqedonise se veriut te kete policine ose sigurimin e vecante 686bd59ebe355
Lajmi i mëparshëm

​Rikthehet ideja që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të ketë policinë ose sigurimin e veçantë

energjia e veres vitaminat me te mira per te rritur vitalitetin dhe shkelqimin tuaj kete sezon 686bd742a266c
Lajmi i radhës

Energjia e verës, vitaminat më të mira për të rritur vitalitetin dhe shkëlqimin tuaj këtë sezon

Të fundit nga

Mbappe pëson lëndim të ri

Kylian Mbappe ka marrë një goditje të rëndë para përfundimit të vitit 2025. Kjo pasi që francezi, ka pësuar një lëndim pas testeve të bëra nga mjekët e klubit madrilen. Mbappe pritet
ShkoLartë