zjarret normaliteti i ri 2025 viti i trete me i ngrohte ne histori 6968d4ae7bb5c

Zjarret, normaliteti i ri/2025, viti i tretë më i ngrohtë në histori

January 15, 2026
1 minut lexim

Prej më shumë se një dekade temperaturat globale kanë thyer rekorde, ndërsa ekspertët thonë se thatësirat, uraganet dhe zjarret në pyje po kthehen tashmë në normalitetin e ri.

Dhe të dhënat e fundit, e listojnë 2025-sën si vitin e tretë më të nxehtë në histori. Rezultatet nga programi i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus i BE-së tregojnë gjithashtu se temperaturat globale gjatë tre viteve të fundit kanë qenë mesatarisht më shumë se 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para industriale.

Kjo është hera e parë që një periudhë trevjeçare e ka tejkaluar këtë prag. Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh për rreziqet e kalimit të pragut të temperaturës të vendosur nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015. Ata thonë se ngrohja mbi atë nivel do të thotë më shumë ditë me nxehtësi ekstreme, si dhe një rrezik në rritje të përmbytjeve vdekjeprurëse dhe stuhive shkatërruese. Gazrat serrë, të cilët thithin dhe bllokojnë nxehtësinë në atmosferë, mbeten shkaku kryesor i ngrohjes globale.

“Të dhënat atmosferike të vitit 2025 tregojnë një pamje të qartë: aktiviteti njerëzor mbetet nxitësi dominues i temperaturave ekstreme që po vëzhgojmë”, tha Laurence Ruil, drejtor i Shërbimit të Monitorimit të Atmosferës Copernicus, duke shtuar se nivelet e “gazrave serrë janë rritur vazhdimisht gjatë dekadës së fundit”.

Megjithatë, në vitet 2023 dhe 2024, gjërat u përkeqësuan edhe më shumë nga një El Niño veçanërisht i fortë – një model klimatik që ndodh çdo disa vjet dhe “shtyn” nxehtësinë nga oqeanet në atmosferë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

groelanda ishulli me i madh ne bote qe jeton me subvencione karkaleca deti dhe ka vetem 160 km rruge te shtuara 6968d2f45c773
Lajmi i mëparshëm

Groelanda, ishulli më i madh në botë që “jeton” me subvencione, karkaleca deti dhe…! Ka vetëm 160 km rrugë të shtuara

hakeruan spak dergohen per gjykim ish drejtori i burgjeve dhe dy te tjere 6968d7b251130
Lajmi i radhës

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

Të fundit nga

ShkoLartë