zjarret ne vend 4 vatra aktive ministria e mbrojtjes situata nen kontroll 6a85b4d61d1a8

Zjarret në vend, 4 vatra aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Situata nën kontroll

August 19, 2026
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend. Deri në orën 14:00 janë regjistruar 6 vatra zjarri, nga të cilat 4 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 2 janë nën monitorim.

Në terren janë angazhuar 126 forca operacionale vendore. Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar edhe 90 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Dajt të Tiranës, operacioni vijon me 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 forca të MZSH-së dhe 5 forca të AZM-së. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Priskë, Tiranë, vatra është riaktivizuar dhe forcat e MZSH-së vijojnë ndërhyrjen. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Lufaj të Mirditës, zjarri mbetet aktiv me intensitet të ulët. Në terren ndodhen 8 forca të Shërbimit Pyjor dhe 4 zjarrfikës, të mbështetur nga një automjet zjarrfikës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Tërbun të Pukës, operacioni vijon për hapjen e korridoreve ndarëse, pas përfundimit të ndërhyrjes nga ajri. Situata është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Përmirësim raportohet edhe në Gurë-Lurë, ku zjarri është shuar dhe zona vijon të mbahet nën monitorim. Në Qafë Helmes, vatra është izoluar, ndërsa operacionet vijojnë me forcat lokale.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren. Në tërësi, situata paraqitet e stabilizuar, ndërsa deri në orën 14:00 nuk është raportuar rrezik për zonat e banuara.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cilat jane kriteret dhe tiparet e nje presidenti konsensual 6a85b4767a2e9
Lajmi i mëparshëm

​Cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual?

tensione politike ne ukraine mes bastisjeve kunder korrupsionit dhe sfides se fedorovit 6a85b532e1a4c
Lajmi i radhës

Tensione politike në Ukrainë mes bastisjeve kundër korrupsionit dhe sfidës së Fedorovit

Të fundit nga

Digjet ‘Mercedesi’ në autostradën Shkup-Tetovë

Më 19.08.2026, në orën 01:10, në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, te kryqëzimi i Grupçinit, zyrtarët policorë nga Departamenti Policor i Grupçinit kanë vërejtur një automjet të djegur të tipit „Mercedes“, me targa të
ShkoLartë