zjarret ne shqiperi 21 vatra te raportuara gjate dites me problematike ne fier shkoder mat dhe dajt 6a9c8ed038651

Zjarret në Shqipëri/ 21 vatra të raportuara gjatë ditës, më problematike në Fier, Shkodër, Mat dhe Dajt

September 5, 2026
min lexim

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra, 11 prej të cilave vijojnë të jenë aktive.

Qindra forca operacionale, mjete zjarrfikëse dhe efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në terren, ndërsa operacionet po mbështeten edhe nga helikopterë dhe avionë për shuarjen e flakëve. Situata paraqitet veçanërisht problematike në disa zona të Fierit, Shkodrës, Matit dhe Dajtit.

“Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve. Gjatë ditës janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 5 janë fikur.

Në operacione janë angazhuar 587 forca operacionale vendore, 52 automjete zjarrfikëse, si dhe 550 efektivë dhe 7 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura. Mbështetja ajrore është realizuar me 4 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor.

Situatat kryesore:

* Fier – Drizë/Radostinë, Vadhizë, Peshtan dhe Levan: vatra vijon aktive. Janë angazhuar 13 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 55 efektivë, 90 FP dhe 104 forca ushtarake, me mbështetje nga 1 helikopter dhe 1 Air Tractor.

* Shkodër – Bardhaj: zjarri mbetet aktiv. Në operacion janë 5 automjete zjarrfikëse, struktura vendore dhe mbështetje nga FA me 1 automjet zjarrfikës dhe 1 helikopter.

* Mat – Lundre dhe Madhesh, operacioni mbështetet edhe nga 30 efektivë të FA.

* Himarë – lagjja “1 Maji”: zjarri është fikur pas një angazhimi të gjerë me 26 automjete zjarrfikëse, forca vendore, policore e vullnetare dhe 183 efektivë, 2 zjarrfikëse dhe 2 ambulanca dhe 2 helikopterë të FA. Raportohen 6 banesa të djegura, prej tyre 3 të banuara, dhe 36 persona të evakuuar.

* Dajt: vatra vijon aktive, me 30 forca vendore dhe 50 efektivë të FA të angazhuar. Qinami mbahet nën mbikëqyrje dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Vatra aktive raportohen gjithashtu në Vajkal, Mallunxë–Lis, Gallatë, Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, Krastë të Elbasanit, Iballë dhe Krepse, ndërsa vijon mbikëqyrja në disa zona të tjera. Në Mavrovë të Selenicës dhe në malin “Partizan” në Berat, zjarret janë fikur.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, shkruan Ministria e Mbrojtjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

guxo ne mitrovice me kryetar te ri seshte faton peci 6a9c8e5335e8c
Lajmi i mëparshëm

Guxo në Mitrovicë me kryetar të ri, s’është Faton Peci

perfundon takimi midis putinit dhe te derguarve te shba se ne moske 6a9c8f308dc66
Lajmi i radhës

​Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Të fundit nga

ShkoLartë