zjarret ne lubizhde te prizrenit totaj percjell situaten nga afer 68851ac18d818

Zjarret në Lubizhdë të Prizrenit, Totaj përcjell situatën nga afër

July 26, 2025
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka dal në terren për të parë për së afërmi gjendjen pas zjarreve në fshatin Lubizhdë.

Totaj në një postim në Facebook bën të ditur zjarri tashmë është lokalizuar, derisa shiu po ndihmën që situata të jetë në kontroll.

“Posa vizituam fshatin Lubizhdë në Prizren, së bashku me drejtoreshën e Emergjencave dhe Sigurisë, Ramize Sinanaj Shala, ku si pasojë e temperaturave të larta që po mbretërojnë ditëve të fundit, ka shpërthyer një zjarr masiv, me ç’rast të gjithë faktorët relevant të sigurisë, Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve dhe zyrtarë komunalë, janë në terren dhe po e përcjellin nga afër situatën.

Zjarri tashmë është lokalizuar, derisa shiu po e ndihmon angazhimin tonë, për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe për ta garantuar sigurinë e qytetarëve e pasurisë së tyre”, shkruan Totaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aliu do te ndertohet nje qender per proteza per personat e lenduar nga zjarri ne kocan 68851a497f992
Lajmi i mëparshëm

Aliu: Do të ndërtohet një Qendër për proteza për personat e lënduar nga zjarri në Koçan

gjest i vogel tension i madh levizja e princit william ndez serish spekulimet per percarjen kate meghan 68851bed4658a
Lajmi i radhës

Gjest i vogël, tension i madh? Lëvizja e Princit William ndez sërish spekulimet për përçarjen Kate–Meghan

Të fundit nga

ShkoLartë