zjarret ne kukes dhe tropoje vatrat e fundit te shuara plotesisht vijon monitorimi nga strukturat lokale 689d923cd72f9

Zjarret në Kukës dhe Tropojë/ Vatrat e fundit të shuara plotësisht, vijon monitorimi nga strukturat lokale

August 14, 2025
1 minut lexim

Në qarkun e Kukësit, deri më tani, nuk janë raportuar raste të reja zjarresh.

Dy vatra të reja, të cilat u shfaqën pasditen e së mërkurës në sipërfaqet pyjore të fshatit Bele – pjesë e Parkut Kombëtar “Korab-Koretnik” – si dhe në Rragam të Njësisë Administrative Llugaj në Tropojë, janë shuar plotësisht.

Sipas Prefekturës, zjarret janë vënë nën kontroll dhe janë shuar, ndërsa zonat përkatëse vijojnë të mbahen nën monitorim nga strukturat e bashkive për të garantuar sigurinë e plotë.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës, ekipe të emergjencave civile të bashkive Kukës dhe Tropojë, si dhe punonjës të zonave të mbrojtura. Banorët e zonës kanë kontribuar gjithashtu në frenimin e përhapjes së zjarrit.

Në bashkinë Has nuk janë raportuar problematika të tjera emergjente. Vetëm gjatë kësaj jave, në qarkun e Kukësit janë evidentuar katër raste zjarresh, të cilat tashmë janë shuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lamm ne piken kufitare tabanoc pritja eshte rreth 15 minuta 689d83eb7f764
Lajmi i mëparshëm

LAMM: Në pikën kufitare Tabanoc, pritja është rreth 15 minuta

luis enrique flet pas fitores ne superkupen e evropes nuk e meritonim por ishte nje mrekulli 689d92b49c4de
Lajmi i radhës

Luis Enrique flet pas fitores në Superkupën e Evropës: Nuk e meritonim, por ishte një mrekulli

Të fundit nga

ShkoLartë