zjarret ne gramsh shpetohet kurora e gjelber e zones se mbrojtur ne liqenin e dushkut aktive vatra ne malin e komjanit 689dcba88b4c3

Zjarret në Gramsh/ Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut, aktive vatra në malin e Komjanit

August 14, 2025
1 minut lexim

Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut në Gramsh.

Zjarri në këtë pjesë është fikur falë angazhimit maksimal edhe të punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura. Aktualisht vatër aktive më e madhe është ajo në malin e Komjanit.

Qarku Elbasan është një ndër më të prekurit nga zjarret në vendin tonë.

Sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore.

Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë (çek dhe sllovak).

Operacioni vazhdon me angazhimin e forcave vendore. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kodovjat, afër fshatit Posnovisht, njësia administrative Kodovjat, bashkia Gramsh. Pas punës së forcave në terren u arrit të izolohet zjarri dhe gjatë natës është mbajtur në monitorim.

Vijon të jetë i pranishëm zjarri i rënë në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Deri më tani banesat nuk kanë qenë të rrezikuara.

FOTO GALERI
1/4

P


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lirim gashi tregon pse vetevendosje nuk fiton luften mediatike godet buzhalen dhe opoziten 689dcaf81b68d
Lajmi i mëparshëm

Lirim Gashi tregon pse Vetëvendosje nuk fiton luftën mediatike – godet Buzhalën dhe opozitën

deti i galilese behet i kuq si gjaku sqarohet arsyeja pas fenomenit te rralle ne izrael 689dcc20a270a
Lajmi i radhës

Deti i Galilesë ‘bëhet i kuq si gjaku’ – sqarohet arsyeja pas fenomenit të rrallë në Izrael

Të fundit nga

Emergjenca në QKUK për dy ditë trajtoi 900 raste

Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë dy ditëve të fundjavës është përballur me një fluks të lartë pacientësh, duke trajtuar gjithsej rreth 900 raste. Sipas ShSKUK-së kjo është një
ShkoLartë