zjarret ne gramsh brataj nje viktime e konfirmuar dyshohet per nje te dyte 689b66141da69

Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë

August 12, 2025
1 minut lexim

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka ndarë detaje lidhur me gjendjen e qytetarëve që janë paraqitur në spitalin e Gramshit, pas situatës me zjarret në zonë.



Në një prononcim për gazetarët, Brataj u shpreh se është konfirmuar një viktimë nga zjarret, por dyshohet edhe për një të dytë, po nga fshatrat e Gramshit.

Brataj deklaroi se në spital kanë marrë ndihmë 8 persona nga zonat e rrezikuara nga zjarret, teksa shtoi se Urgjenca Kombëtare me ekipet e saj ndodhet në gatishmëri me të gjitha mjetet.

“8 persona janë paraqitur në spital, 6 janë larguar dhe kanë ngelur 2. Nuk ka asnjë në gjendje të rëndë. Kanë pasur probleme me frymëmarrjen, ankthin. Ekipet janë të shpërndara në të gjitha fshatrat për të mbështetur popullsinë dhe zjarrfikësit apo FA.

Janë në dispozicion të gjitha mjetet, medikamentet. Këtu në Gramsh kemi mbi 2 orë e gjysmë, duke parë dhe pasojat e zjarrit. Humbje jete mund të jenë 2 persona. Një është konfirmuar, por mendohet dhe një i dytë. Jemi në gatishmëri. Situata është kritike, janë disa vatra zjarri që po zhvillohen”, tha Brataj.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

katastrofe mjedisore ne detin arabik si fundosja e anijes po helmatis bregdetin e keralas me miliona grimca plastike 689b616412355
Lajmi i mëparshëm

Katastrofë mjedisore në Detin Arabik, si fundosja e anijes po helmatis bregdetin e Keralas me miliona grimca plastike

arrestohet nje person per zjarrvenie 689b6830639fc
Lajmi i radhës

Arrestohet një person për zjarrvënie

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë