zjarret ne gramsh 32 familje akomodohen ne konviktin e qytetit 689b9e5495aa7

Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

August 12, 2025
1 minut lexim

Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku janë marrë masa për akomodimin e tyre.



Ndërkohë, po bëhen gati hotelet e zonës për të akomoduar njerëzit e prekur. Tajar Bici, nënkryetar i Bashkisë Gramsh bëri me dije se kanë siguruar  120 shtretër nga konvikti dhe bizneset. Deri tanin janë 32 persona të regjistruar për t’u akomoduar në konvikt.

Po ashtu, janë marrë masa për ushqime. Aktualisht janë evakuuar drejt qytetit 32 banorë, ndërsa pjesa tjetër qëndrojnë përreth zonave për të shuar flakët, duke shpresuar deri në momentin e fundit.

Dy fshatrat Shëmbërdhenj dhe Bletas janë shkrumbuar plotësisht banesat. Ndërkohë rrezikohen fshatrat Harunas, Nartë, Shelcan, Bulçar, Snisëm, Sojnik, Probat dhe Grabova e Poshtme.

Kujtojmë se situata me zjarrin në disa fshatra të Gramshit është serioze, ndërsa një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

24 vjetori i mo se mexhiti vetem permes perpjekjeve te perbashketa sakrifices dhe dialogut mund te ndertojme nje shoqeri funksionale te drejte dhe demokratike 689b9cb31a27c
Lajmi i mëparshëm

24-vjetori i MO-së, Mexhiti: Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta, sakrificës dhe dialogut mund të ndërtojmë një shoqëri funksionale, të drejtë dhe demokratike

neser temperaturat deri ne 36 grade celsius 689ba0704bb5c
Lajmi i radhës

Nesër temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Të fundit nga

ShkoLartë