zjarret masive ne gramsh 8 grupe ne terren per vleresimin e demeve brenda nje jave do ti dorezohet institucioneve 689f557ea3b36

Zjarret masive në Gramsh/ 8 grupe në terren për vlerësimin e dëmeve, brenda një jave do t’i dorëzohet institucioneve

August 15, 2025
1 minut lexim

Me urdhër të prefektit të qarkut të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan angazhohen në evidentimin dhe dokumentimin e dëmeve nga zjarri në Gramsh.

Brenda një jave evidentimi duhet të jetë i plotë dhe gati për t’ju dorëzuar institucioneve.

“Falë mbështetjes së Prefektit të Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja dhe kolegëve të bashkive të qarkut, Elbasan, Librazhd, Cërrik, Prrenjas, Peqin dhe Belsh, të cilët po na mbështesin me burime njerëzore, inxhinierë, topograf, veterinerë dhe agronomë, ditën e hënë nisim punën në terren me 8 grupe njëkohësisht për konstatimin dhe vlerësimin e dëmeve (banesa, pajisje shtëpiake, bagëti, të mbjella etj) të shkaktuara nga zjarri masiv në Njësinë Administrative Skëndërbegas.

Brenda NJË JAVE dosja e plotë e dëmeve do të jetë GATI dhe do ti dorëzohet institucioneve përgjegjëse dhe donatorëve të shumtë të cilët kanë shprehur dëshirën për të na ndihmuar në këtë situatë të vështirë”, shkruhet në faqen e Bashkisë Gramsh.

Fshatrat e Gramshit ishin ndër zonat më të prekura nga zjarret ditët e fundit, të cilat shkaktuan një viktimë dhe shumë dëme materiale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Besion Ajazi (@besian_ajazi)


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti ne meshen solemne per festen e zojes se bekuar ne letnice vend lutjeje e bashkimi per te gjithe njerezit 689f54cdd4851
Lajmi i mëparshëm

Kurti në meshën solemne për festën e Zojës së Bekuar në Letnicë: Vend lutjeje e bashkimi për të gjithë njerëzit

fluturimi i aeroplanit te trumpit po ndiqet live nga mijera njerez e gjithe bota e pret takimin e tij me putinin 689f55ba7fa3d
Lajmi i radhës

Fluturimi i aeroplanit të Trumpit po ndiqet live nga mijëra njerëz, e gjithë bota e pret takimin e tij me Putinin

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë