zjarre ne ksamil flaket rrezikojne banesa e hotele 685da1a43dbfa

Zjarre në Ksamil, flakët rrezikojnë banesa e hotele

June 26, 2025
1 minut lexim

Pasditen e së mërkurës, një zjarr ka përfshirë një zonë pranë banesave dhe hoteleve në Ksamil, duke shkaktuar alarm te banorët dhe pushuesit.

Sipas informacioneve të siguruara nga A2 CNN, flakët janë shumë afër ndërtesave dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në terren, duke punuar për vënien nën kontroll të zjarrit.

Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Çukë, me përhapje të shpejtë drejt zonës malore të Metoqit. Era e fortë dhe terreni i thyer po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa flakët kanë nisur të rrezikojnë zonat përreth.

Autoritetet lokale janë angazhuar për të shmangur përshkallëzimin e situatës, ndërsa mbeten në gatishmëri për çdo evakuim të mundshëm.

Burimi: botasot.info

EVN MACEDONIA

VERO JUMBO MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen tetova mikpritese e turneut ballkanik te volejbollit nje model organizimi dhe vizioni per sportin 685d931de1947
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Tetova mikpritëse e turneut ballkanik të Volejbollit, një model organizimi dhe vizioni për sportin

genc sermaxhaj prej tri dekadash bota sot ka qene zeri i sportit mbarekombetar 685da1e0bbb17
Lajmi i radhës

Genc Sermaxhaj: Prej tri dekadash, “Bota sot” ka qenë zëri i sportit mbarëkombëtar

Të fundit nga

Kosova vazhdon me fitore në Landesliga

FC Kosova e Duselddorfit është kthyer në formën më të mirë duke vazhduar me fitoren në Landesliga në futboll. “Rikthim madhështor i FC Kosova – Fitore 3:0 ndaj SG Unterrath! FC Kosova
ShkoLartë