zjarr ne pyllin me pisha ne fier flaket rrezikojne te perparojne drejt zonave te banuara 6893e76e0b72b

Zjarr në pyllin me pisha në Fier, flakët rrezikojnë të përparojnë drejt zonave të banuara

August 7, 2025
1 minut lexim

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha midis fshatrave Gjinoqarë dhe Drenie.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është bërë e pamundur për shkak të terrenit të thepisur dhe dendësisë së madhe të pyllit.

Kryeplaku i fshatit Gjinoqarë Nuri Gllava ka deklaruar për mediat se situata mund të përkeqësohet gjatë natës, pasi zjarri rrezikon të përparojë drejt zonave të banuara.

Ai apelon për ndërhyrje të menjëhershme nga ajri, duke theksuar se mjetet aktuale nuk mund të depërtojnë në vatrën e zjarrit.Deri tani janë djegur mbi 3 hektar pyll me pisha.

Sipas banorëve, zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, pasi vatra ndodhet në mes të pyllit, larg çdo rruge apo banese.

Autoritetet lokale dhe shërbimet zjarrfikëse vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa rreziku për përhapjen e flakëve drejt fshatrave përreth mbetet i lartë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

elmazi me strukturat e vlen it ne saraj se bashku duke ndertuar rrugen drejt fitores 6893d8e6840ad
Lajmi i mëparshëm

Elmazi me strukturat e VLEN-it në Saraj: Së bashku duke ndërtuar rrugën drejt fitores!

skandal i madh ne poloni provokohet rende kosova 6893e7aa2cead
Lajmi i radhës

Skandal i madh në Poloni, provokohet rëndë Kosova

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë