zjarr ne nje hotel ne kosta rika 5 viktima dhe disa te plagosur 68def3c5ba3a5

Zjarr në një hotel në Kosta Rika, 5 viktima dhe disa të plagosur

October 2, 2025
1 minut lexim

Pesë persona humbën jetën pasi një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një hotel në kryeqytetin e Kosta Rikës, San Jose, njoftuan shërbimet e emergjencës.

Zjarri nisi në katin e tretë të godinës, ku edhe çatia e hotelit u shemb nga flakët. Mes viktimave është një çift i moshuar, si dhe tre persona të tjerë, për të cilët nuk janë dhënë detaje mbi moshën apo origjinën.

Autoritetet gjyqësore po kryejnë hetime për shkakun e zjarrit. Zjarrfikësit thanë se dalja e emergjencës në hotel ishte e bllokuar me tela, duke vështirësuar shpëtimin e personave që ndodheshin brenda.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ishte i vetmi pakt i mundshem per paqen por ka nje te panjohur 68def213f03f5
Lajmi i mëparshëm

Ishte i vetmi pakt i mundshëm për paqen, por ka një të panjohur

bazaj pdk ne drenas eshte ndare ne tri pjese balotazhi me 12 tetor eshte i pashmangshem 68def8ee2ccd8
Lajmi i radhës

Bazaj: PDK në Drenas është ndarë në tri pjesë, balotazhi më 12 tetor është i pashmangshëm

Të fundit nga

ShkoLartë