zjarr ne nje godine prane lagunes se nartes ne zvernec flaket rrezikojne pyllin me pisha 6af082dc859ba

Zjarr në një godinë pranë lagunës së Nartës në Zvërnec, flakët rrezikojnë pyllin me pisha

November 8, 2026
1 minut lexim

Një godinë e vogël në zonën e Zvërnecit, aty ku kanali i lagunës se Nartes lidhet me detin, është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Godina, e cila shërbente për magazinimin e materialeve të peshkimit, është përfshirë nga zjarri rreth 30 minuta më parë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Zjarri rrezikonte të përhapej edhe në pyllin me pisha pranë godinës, por ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur neutralizimin e situatës.

Sipas shërbimit zjarrfikës, paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, pritet të përcaktohen rrethanat e plota të ngjarjes. Për momentin ka vetëm dëme materiale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zemaj sfidon kurtin per 171 mjeket e kthyer nga diaspora na ofroni vetem 17 emra prej tyre 6af082806410f
Lajmi i mëparshëm

Zemaj sfidon Kurtin për 171 mjekët e kthyer nga diaspora: Na ofroni vetëm 17 emra prej tyre

italia ngre alarmin per luften hibride hakerat proruse publikojne te dhenat private te kryediplomatit tajani 6af0831787daa
Lajmi i radhës

​Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të kryediplomatit Tajani

Të fundit nga

ShkoLartë