Një zjarr ka rënë në një banesë pranë pedonales së Korçës.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Dhorjela Çule, mësohet se në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse.
Sipas informacioneve nuk ka rrezik për jetën e njerëzve, ndërsa po ndërhyhet për shuarjen e flakëve. Nuk dihen ende rrethanat, në vendngjarje edhe policia.
Top Channel
Burimi: top-channel.tv


