zjarr ne nje azil pleqsh ne rome humb jeten nje 87 vjecare kater te plagosur si pasoje e asfiksimit 692187899b5e8

Zjarr në një azil pleqsh në Romë/ Humb jetën një 87-vjeçare, katër të plagosur si pasojë e asfiksimit

November 22, 2025
1 minut lexim

Një 87-vjeçare ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të helmuar nga tymi pas një zjarri që shpërtheu brenda një azili pleqsh në Torrita Tiberina, në periferi të Romës.

Në strukturë ishin të vendosur gjithsej 16 pacientë, ndërsa flakët u përhapën gjatë orëve të natës, duke shkaktuar panik te të moshuarit dhe stafi.

Zjarri mobilizoi disa ekipe zjarrfikësish, të cilët arritën të nxirrnin të gjallë shumicën e pacientëve së bashku me punonjësit e emergjencës. Katër prej tyre u transportuan në spital për kontroll mjekësor, pasi kishin thithur sasi të konsiderueshme tymi.

Viktima u gjet në dhomën e saj në katin e parë të ndërtesës. Pas shuarjes së flakëve dhe garantimit të sigurisë, godina u vendos nën bllokim për hetime të mëtejshme mbi shkaqet e ngjarjes.

Autoritetet italiane po vijojnë verifikimet për të përcaktuar se si nisi zjarri dhe nëse struktura përmbushte standardet e sigurisë për të moshuarit nën kujdes.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ende pa marreveshje zgjatet samiti per klimen ne belem 692185d32c4ac
Lajmi i mëparshëm

Ende pa marrëveshje – Zgjatet Samiti për klimën në Belém

vjosa ne piken kritike rrezikohen banesat ne fshatin fitore 69218a99a4d29
Lajmi i radhës

Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë