Një zjarr ka rënë sot në një apartament në një pallat të ri në Vlorë.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse për të vënë flakët nën kontroll.
Falë ndërhyrjes në kohë, zjarri u neutralizua pa u përhapur në banesat e tjera përreth. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.
Shkaku i zjarrit është ende i paqartë dhe po hetohet nga autoritetet përkatëse.
Burimi: botasot.info


