zjarr ne kliniken e pediatrise qkuk situata nen kontroll nuk ka te lenduar 6970fb28a2af1

Zjarr në Klinikën e Pediatrisë, QKUK: Situata nën kontroll, nuk ka të lënduar

January 21, 2026
1 minut lexim

Një zjarr sot ka shërthyer  në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. Mirlinda Qyqalla, nga zyra e mediave në QKUK ka thënë  për “Indeksonline” se bojleri i cili është i vendosur mbi kulmin e Klinikës së Pediatrisë është përfshirë nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes menjeherë kanë dalë ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë ndërhyrë dhe e kanë shuar zjarrin.

Qyqalla tha se situata është nën kontrollë dhe se nuk ka të lënduar.

Sipas saj përkundër këtij incidenti, aktiviteti në Klinikën e Pediatrisë po vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin.

“Ju njoftojmë se ka rënë zjarr në një bojler të vendosur mbi kulmin e Klinikës së Pediatrisë. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin. Situata është vënë plotësisht nën kontroll dhe nuk ka të lënduar apo dëme të tjera. Aktiviteti në Klinikën e Pediatrisë vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin”, ka thënë Qyqalla.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dua ti jap fund kesaj lufte te tmerrshme trump po flas me putin dhe ai do nje marreveshje zelensky 6970f5e960032
Lajmi i mëparshëm

“Dua t’i jap fund kësaj lufte të tmerrshme”, Trump: Po flas me Putin dhe ai do një marrëveshje, Zelensky…

FB IMG 1769015075976
Lajmi i radhës

Kostovski do t’i shpërblejë posaçërisht personat që pastruan borën aty ku nuk mund të arrinte mekanizimi

Të fundit nga

ShkoLartë