zjarr ne folene e shqiponjes ish rezidencen e hitlerit ne gjermani arrestohet nje i dyshuar 6adc4c19727c3

Zjarr në “Folenë e Shqiponjës”, ish-rezidencën e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

October 24, 2026
1 minut lexim

Policia në landin gjerman të Bavarisë ka ndaluar një të dyshuar pas shpërthimit të një zjarri në Kehlsteinhaus, rezidenca malore e Adolf Hitlerit, e njohur gjithashtu si “Foleja e Shqiponjës” (Eagle’s Nest).

Alarmi për zjarrin u mor nga qendra e emergjencave në Traunstein të premten, në orën 21:15, sipas orës lokale. Kur mbërritën në vendngjarje, zjarrfikësit gjetën ndërtesën të përfshirë nga flakët.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit u vështirësuan nga terreni i vështirë malor. Sipas policisë, flakët vijonin të digjeshin edhe në orët e para të së shtunës, ndërsa rreth 200 pjesëtarë të shërbimeve të emergjencës ishin angazhuar në operacion.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet kanë nisur një hetim penal për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe nëse personi i ndaluar ka lidhje me ngjarjen.

“Foleja e Shqiponjës” ndodhet në Alpet bavareze, mbi qytetin e Berchtesgadenit, në jug të Gjermanisë. Objekti u përfundua nga nazistët në vitin 1938 dhe u përdor nga Adolf Hitleri si një rezidencë malore, ku ai zhvillonte takime me bashkëpunëtorët dhe komandantët e tij.

Në vitin 1941, Hitleri dhe drejtues të tjerë nazistë përdorën këtë zonë për takime që lidhen me planifikimin e pushtimit të Bashkimit Sovjetik.

Zona shërbeu gjithashtu si sfond për materiale propagandistike, përmes të cilave regjimi nazist përpiqej ta paraqiste Hitlerin si një njeri të lidhur me natyrën dhe kafshët.

Ndryshe nga shumë objekte të tjera të lidhura me regjimin nazist, ndërtesa i mbijetoi shkatërrimit pas humbjes së Gjermanisë në vitin 1945.

Sot, ajo është një destinacion i njohur turistik dhe strehon një bujtinë malore. Megjithatë, historia e saj mbetet e lidhur ngushtë me diktaturën naziste dhe krimet e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në faqen e saj zyrtare, ndërtesa përshkruhet edhe si një kujtesë paralajmëruese për pasojat çnjerëzore të diktaturës naziste.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hitleri dhe regjimi i tij ishin përgjegjës për vdekjen e dhjetëra miliona njerëzve, përfshirë miliona hebrenj evropianë të vrarë gjatë Holokaustit.

Hetimet për zjarrin në “Folenë e Shqiponjës” vijojnë, ndërsa autoritetet gjermane po përpiqen të zbardhin rrethanat e ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dita e 12 te e protestes se studenteve sot tubim kombetar ne tirane bashkohen pedagoge mjeke artiste dhe studente nga rrethet 6adc4bdb94c16
Lajmi i mëparshëm

Dita e 12-të e protestës së studentëve/ Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga rrethet

Të fundit nga

​Dita Botërore e Informimit për Zhvillim

Më shumë informim nënkupton më shumë ndërgjegjësim, më shumë përgjegjësi, më shumë përpjekje. 24 Tetori është Dita Botërore e Informacionit për Zhvillim. Një pjesë thelbësore e punës për zhvillimin konsiston në mobilizimin
ShkoLartë