zjarr ne bruksel flake ne kullen ne rindertim disa viktima 6a56aa4bb7f47

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

July 14, 2026
1 minut lexim

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi ne qender te Brukselit. Autoritetet belge kanë bërë të ditur se gjashtë persona rezultojnë ende të zhdukur.



Sipas autoriteteve, flakët përfshinë ndërtesën për arsye që ende nuk janë bërë të ditura. Edhe pse zjarri u vu shpejt nën kontroll, situata u ndërlikua kur zjarrfikësit hynë në objekt dhe konstatuan se flakët ishin përhapur në boshtet e ashensorëve, ku dy ashensorë kishin mbetur të bllokuar. Zëdhënësi i Prokurorisë në Bruksel, , deklaroi se ekipet e shpëtimit arritën të hapnin njërin prej ashensorëve, ku gjetën disa viktima.

“Nuk e dimë ende saktësisht sa persona ndodheshin aty. Mund të jenë gjashtë personat e zhdukur, por mund të ketë edhe të tjerë në ashensorin tjetër ose në pjesë të tjera të ndërtesës”, tha ai.

Mediat lokale raportojnë se dy persona janë dërguar në spital me djegie të rënda, ndërsa një zjarrfikës mori ndihmë mjekësore në vendngjarje pasi u ekspozua ndaj temperaturave shumë të larta.

Kulla Oxy, e cila ndodhet rreth 500 metra nga sheshi historik Grand Place, është ende në fazë ndërtimi dhe pritet të përfshijë apartamente, hotel, restorante dhe bare. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar ende numrin e viktimave ndersa hetimet per shkaqet e shperthimit te zjarrit vijojne.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

peshevski per shumicen e punonjesve paga mesatare mbetet e paarritshme jo realiteti i tyre i perditshem 6a56984fa9479
Lajmi i mëparshëm

Peshevski: Për shumicën e punonjësve, paga mesatare mbetet e paarritshme, jo realiteti i tyre i përditshëm

hargreaves per takimet me maqedoncin dhe jasharin mbeshtetje per fsk ne per perafrim me strukturat e nato s 6a56aed3937e0
Lajmi i radhës

Hargreaves për takimet me Maqedoncin dhe Jasharin: Mbështetje për FSK-në për përafrim me strukturat e NATO-s

Të fundit nga

Kurti: Jam i gatshëm të takohem me Hamzen e Gjinin

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Haziri, dhe ish-presidenten Vjosa Osmani, nuk ka rezultuar
ShkoLartë