zjarr masiv ne zonen pyjore mes andon pocit dhe hundekuqit terreni i veshtire pengon nderhyrjen e zjarrfikesve 6a5d46d27a4f5

Zjarr masiv në zonën pyjore mes Andon Poçit dhe Hundëkuqit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

July 19, 2026
1 minut lexim

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, duke vënë në alarm shërbimet zjarrfikëse.

Njoftimi për rënien e zjarrit është marrë rreth orës 21:09, pas së cilit në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur menjëherë dy grupe shërbimi me dy automjete zjarrfikëse.

Pas mbërritjes në terren, ekipet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) kanë konstatuar se zjarri kishte dy vatra aktive, të shpërndara në dy kodra të ndryshme.

Terreni i vështirë ka bërë të pamundur ndërhyrjen me automjete, ndaj operacioni i shuarjes po kryhet nga forcat në këmbë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zhdukja e shqiptareve ne shkup ambasada ska ende informacion te sakte per lokalizimin e tyre 6a5d46743d050
Lajmi i mëparshëm

Zhdukja e shqiptarëve në Shkup, ambasada: S’ka ende informacion të saktë për lokalizimin e tyre

rusia nis nje sulm te madh me raketa balistike ne qytetet ukrainase 6a5d4730ac7c8
Lajmi i radhës

​Rusia nis një sulm të madh me raketa balistike në qytetet ukrainase

Të fundit nga

ShkoLartë