zjarr masiv ne nje qender tregtare ne pakistan 6 viktima dhe 20 te plagosur dhjetera zjarrfikese ne terren per te shuar flaket 696d1d8960247

Zjarr masiv në një qendër tregtare në Pakistan, 6 viktima dhe 20 të plagosur, dhjetëra zjarrfikëse në terren për të shuar flakët

January 18, 2026
1 minut lexim

Një zjarr në një qendër tregtare në Karaçi të Pakistanit i mori jetën gjashtë personave, përfshirë një zjarrfikës.

Zyrtarët thanë se disa pjesë të Gul Plaza, e cila strehon 1,200 dyqane dhe mbulon një sipërfaqe prej 8,000 metrash katrorë, janë shembur, duke penguar përpjekjet e shpëtimit.

Më shumë se 20 persona janë plagosur dhe disa dyshohet se janë bllokuar brenda qendrës tregtare shumëkatëshe që po digjet.

Shërbimet lokale të emergjencës thanë se kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje të shtunën, “zjarri nga kati përdhes ishte përhapur në katet e sipërme dhe pothuajse e gjithë ndërtesa ishte përfshirë tashmë nga flakët”.

Tymi ende dilte nga rrënojat e Gul Plaza të dielën në mëngjes.

Qendra tregtare, raporton BBC, ishte e mbushur me materiale të ndezshme si shkumë plastike, pëlhura, qilima dhe parfume.

Të paktën 20 zjarrfikëse po përpiqen të kontrollojnë zjarrin, por ka shqetësime se qendra tregtare mund të shembet plotësisht.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria siriane dhe forcat kurde bien dakord per nje armepushim te menjehershem 696d1bd2f401b
Lajmi i mëparshëm

Qeveria siriane dhe forcat kurde bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm

ukraina sulmon me drone zonat e pushtuara nga rusia 696d21c44d710
Lajmi i radhës

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

Të fundit nga

Një valë e ftohtë po përfshin vendin

1 Shkup, 18 janar – Një valë e re moti të ftohtë dhe reshjesh bore pritet drejt mesit të javës së ardhshme. Qendra Kombëtare Meteorologjike (QMK) thotë se nesër do të kemi
ShkoLartë