zjarr masiv ne kanada mbi 22 mije persona urdherohen te evakuohen 6a78be71d922a

Zjarr masiv në Kanada, mbi 22 mijë persona urdhërohen të evakuohen

August 9, 2026
1 minut lexim

Mbi 22 mijë persona janë urdhëruar të largohen nga banesat e tyre në British Columbia të Kanadasë, ndërsa rreth 9,700 të tjerë janë paralajmëruar të jenë të gatshëm për evakuim, për shkak të zjarreve të fuqishme që po përhapen me shpejtësi.

Situata ka detyruar autoritetet provinciale të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, pasi më shumë se 100 vatra zjarri janë aktive në British Columbia dhe rreth gjysma e tyre vijojnë të jenë jashtë kontrollit. Temperaturat e larta, erërat e forta dhe thatësira e zgjatur kanë krijuar kushte veçanërisht të favorshme për përhapjen e flakëve.

Kryeministri i British Columbia-s, David Eby, tha se situata është jashtëzakonisht serioze, ndërsa ekipet e emergjencave po punojnë për evakuimin dhe shpëtimin e banorëve.

“E di që shumë familje po përballen me një ditë të paimagjinueshme sot. Njerëzit kanë humbur shtëpitë e tyre. Dhe shumë njerëz janë zhvendosur. Të tjerë po presin lajme për të dashurit e tyre”, deklaroi Eby.

Një nga zonat më të prekura është komuniteti i Summerland, me rreth 12 mijë banorë, i cili u urdhërua i tëri të evakuohej gjatë natës. Ndërkohë, rreth 8 mijë persona në zonën e Peachland dhe përreth saj morën gjithashtu urdhër për t’u larguar. Autoritetet ende nuk kanë një bilanc të saktë për numrin e banesave të shkatërruara.

Zjarri i Bald Range u raportua për herë të parë të premten në mbrëmje dhe u përhap me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Brenda pak orësh, flakët përfshinë rreth 50 kilometra katrorë, duke arritur deri në zonën e Summerland, rreth 15 kilometra larg.

Drejtori i operacioneve të zjarreve në Shërbimin e Zjarrfikësve të British Columbia-s, Cliff Chapman, i përshkroi kushtet si “shpërthyese”, ndërsa kryeministri Eby tha se një zyrtar i zjarrfikësve e kishte krahasuar zjarrin me “një bombë që shpërthen”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

islami paralajmerimet e vuciqit per devijimin e ujit nga ujmani jane teknikisht te parealizueshme 6a78bd9cc4d35
Lajmi i mëparshëm

Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme

aktorja e harry potter thote se onlyfans i shpetoi jeten 6a78bf3ed1402
Lajmi i radhës

Aktorja e “Harry Potter” thotë se OnlyFans i shpëtoi jetën

Të fundit nga

ShkoLartë