zihet ashurja ne teqene halveti ne prizren terheq vemendje te madhe 6869a39711ba5

Zihet ashurja në teqenë ‘Halveti’ në Prizren, tërheq vëmendje të madhe

July 6, 2025
1 minut lexim

Me rastin e muajit Muharrem, në teqenë historike ‘Halveti’ në Prizren kanë filluar të përzihen kazanët tradicionale të ashures. Aktiviteti po tërheq vëmendje të madhe te banorët e zonës si për atmosferën shpirtërore, ashtu edhe për vlerën kulturore që bartë.

Përfaqësuesit e teqesë theksuan se ashurja është simbol i unitetit dhe solidaritetit, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së kësaj tradite.

Ashurja u shpërndahet vizitorëve pas lutjeve dhe ceremonive përkatëse.

Kujtojmë gjithashtu se ashuret janë një ëmbëlsirë që lidhet me muajin Muharrem sipas kalendarit islam. Në këtë muaj, komuniteti bektashi përgatitin ashuren si një akt simbolik që lidhet me ngjarjen e Betejës së Qerbelasë dhe martirizimin e Imam Huseinit.

Në aspektin fetar ashuret konsiderohem si ditë zie dhe reflektimi. Përgatitja dhe shpërndarja e ashures bëhet si një akt solidariteti dhe mëshire. Ndërsa për shumë njerëz në Kosovë, ashurja është një rast për të ndarë ushqim me fqinjët, të afërmit, miqtë, pa marrë parasysh bindjen fetare. Është simbol i bashkimit, faljes dhe respektit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

punimet ne autostraden kercove oher banoret ankohen nuk kemi hyrje per ne fshat 6869a31f3539a
Lajmi i mëparshëm

Punimet në autostradën Kërçovë–Ohër, banorët ankohen: Nuk kemi hyrje për në fshat

sa u pagua ne hollywood rrefehet inva mula 6869a4c33177d
Lajmi i radhës

Sa u pagua në Hollywood? Rrëfehet Inva Mula

Të fundit nga

ShkoLartë