MEXHITI DHE ZIBERI

Ziberi kritikon Kostadinoskin: Si mund të lejohet anglishtja, por jo shqipja në SMS-të e gjobave?

March 17, 2026
1 minut lexim

Ish-avokati i popullit, Naser Ziberi, mbrëmjen e sotme në emisionin “Debat në SHENJA”, e ka cilësuar si të gabuar dhe të ngutshëm vendimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinoski, lidhur me njoftimet për gjoba përmes SMS-ve.

Sipas Kostadinoskit, këto njoftime dërgohen në gjuhën maqedonase dhe mund të dërgohen edhe në gjuhën angleze, por jo në gjuhën shqipe.

Ziberi tha se një vendim i tillë ishte i pritshëm, duke pasur parasysh, sipas tij, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe drejtimin e saj aktual.

“Ishte i pritshëm dhe i gabuar. I pritshëm duke marrë parasysh strukturën e asaj gjykate dhe personin që e drejton atë. Duke parë mënyrën e vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha rrethanat, mund të thuhet se ishte një epilog i pritshëm. Por pa dyshim është vendim i gabuar, sepse nuk mbështetet në dispozitat kushtetuese dhe ligjore. Aq më tepër kur në deklaratën e tij thuhet se njoftimet ndaj qytetarëve mund të jenë edhe në gjuhën angleze”, deklaroi Ziberi. /SHENJA/

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

BENZINE NAFTE POMPE
Lajmi i mëparshëm

Shtrenjtohen sërish derivatet e naftës! Nga sot benzina shitet me +7, dizelli +6,5 denarë

me ballafaqime te forta sonte mesohen kater cerekfinalistet e pare te liges se kampioneve 69b9001d32118
Lajmi i radhës

​Me ballafaqime të forta, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve

Të fundit nga

Sulmohet ambasada amerikane në Irak

Raketa dhe të paktën pesë dronë u qëlluan drejt ambasadës amerikane në Bagdad të martën nga një zonë përreth qytetit, thanë burime irakiane të sigurisë, duke e përshkruar sulmin si më intensivin
ShkoLartë