ziadin sela nuk e mbeshtet arkin jahijin e bdi se lsh nuk hyn ne gare per bervenicen 6abaace17b9a0

Ziadin Sela nuk e mbështet Arkin Jahijin e BDI-së, LSH nuk hyn në garë për Bërvenicën

September 28, 2026
1 minut lexim

Ndryshe nga liderët e tjerë të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Ziadin Sela nuk do ta mbështesë kandidatin e koalicionit për kryetar të Bërvenicës, Arkin Jahijin.

Lidhja Shqiptare, e drejtuar nga Sela, ka bërë të ditur se nuk do të hyjë me kandidat partiak në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Bërvenicën, me arsyetimin se synon të shmangë fragmentimin e votës shqiptare.

Nga LSH deklarojnë se në raundin e parë, anëtarët dhe simpatizantët e partisë janë të lirë të zgjedhin mes tre kandidatëve shqiptarë.

Ky qëndrim, sipas LSH-së, ndryshon në raundin e dytë. Nëse në balotazh kalon një kandidat shqiptar, partia thotë se do të rreshtohet pas tij, pavarësisht përkatësisë partiake.

“Në rrethin e dytë të gjithë shqiptarët duhet të bëhen bashkë për rikthimin e kryesimit të komunës”, porosit LSH.

Qëndrimi i Selës vjen në një kohë kur pjesëtarë të tjerë të AKI-së kanë dalë publikisht në mbështetje të Arkin Jahijit. Ali Ahmeti ka promovuar kandidaturën e Jahijit, ndërsa Arben Taravari ka deklaruar mbështetjen e tij dhe të Aleancës për Shqiptarët për kandidatin e AKI-së. Në mbështetje të Jahijit është shfaqur edhe lideri i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi.

Ndryshe kujtojmë se kandidati i VLEN-it për komunën e Bërvenicës është Jakup Huseini.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

donna air mahnit me linjat ne los angeles shfaqet elegante me kostum te bardhe plazhi 6abaaa3d5398e
Lajmi i mëparshëm

Donna Air mahnit me linjat në Los Angeles, shfaqet elegante me kostum të bardhë plazhi

thirrjet nacionaliste ne stadiume ministria e bashkesive nis iniciative me tifo grupet per ti ndalur 6abaae2de704f
Lajmi i radhës

Thirrjet nacionaliste në stadiume! Ministria e Bashkësive nis iniciativë me tifo-grupet për t’i ndalur

Të fundit nga

Remi sërish insiston për koalicion qeverisës VV-PDK

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi po insiston në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes VV-së dhe PDK-së. Në këtë moment të rëndësishëm, Kosovës, sipas tij, i duhet një marrëveshje e madhe politike
ShkoLartë