zhvillohet sot maratona e tiranes rreth 5800 pjesemarres ne gare akset rrugore qe do te bllokohen 6af96908ad8e9

Zhvillohet sot Maratona e Tiranës/ Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, akset rrugore që do të bllokohen

November 15, 2026
1 minut lexim

Edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës ka nisur sot në orën 08:00, duke mbledhur rreth 5,800 garues në këtë aktivitet sportiv.

Risi e këtij viti është përfshirja e garës prej 5 kilometrash, e cila synon të krijojë më shumë mundësi për pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë event.

Për mbarëvajtjen e organizimit janë angazhuar prej gjashtë muajsh rreth 600 vullnetarë, 800 efektivë policie dhe 500 punonjës të Bashkisë së Tiranës.

Për shkak të zhvillimit të maratonës, deri në orën 16:00 do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

E gjithë Unaza e Vogël e Tiranës do të jetë e bllokuar për automjetet, ashtu si bulevardi “Zogu i Parë” dhe Bulevardi i Ri. Kufizimet përfshijnë gjithashtu segmentin nga sheshi “Skënderbej” deri te sheshi “Nënë Tereza”, Rrugën e Kavajës, Rrugën e Durrësit, “Myslym Shyrin”, rrugët e zonës së ish-Bllokut, si dhe kryqëzimet që lidhin bulevardin me Rrugën e Elbasanit.

Ndërkohë, zhvillimi i aktivitetit sportiv do të sjellë ndryshime edhe në transportin publik, pasi disa linja të autobusëve urbanë do të devijojnë itinerarin e tyre gjatë ditës së sotme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nena nga gjakova e raporton djalin e saj ne polici ai dergohet ne mbajtje 6af968a190416
Lajmi i mëparshëm

Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje

porti i new orleans padit kompanite e cisternes pas perplasjes me anijen turistike kerkon mbi 1 milion dollare demshperblim 6af9693a79964
Lajmi i radhës

Porti i New Orleans padit kompanitë e cisternës pas përplasjes me anijen turistike, kërkon mbi 1 milion dollarë dëmshpërblim

Të fundit nga

ShkoLartë