zhurma te pazakonta dhe mure te cara misteri i shembjes se pallatit ne valencia evakuohen te gjithe banoret 6a581d52a7a51

Zhurma të pazakonta dhe mure të çara, misteri i shembjes së pallatit në Valencia, evakuohen të gjithë banorët

July 16, 2026
1 minut lexim

Një ndërtesë trekatëshe u shemb të martën në mbrëmje në qytetin Benetússer, pranë Valencias, në Spanjë.

Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, pasi banorët ishin evakuuar vetëm pak minuta para shembjes, pasi kishin vënë re çarje në mure dhe kishin dëgjuar zhurma të pazakonta.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Valencias, alarmi u dha rreth orës 22:01 nga banorët e rrugës Las Américas, të cilët raportuan çarje në ndërtesë dhe tinguj që ngritën dyshime për rrezik shembjeje.

Sipas gazetës El Pais, ndërtesa përbëhej nga një kat përdhes dhe tre kate banimi, me nga një apartament në secilin kat. Ajo ndodhej pranë një parcele ku po zhvillohen punime ndërtimi për një godinë tjetër.

Në vendngjarje mbërritën ekipe zjarrfikësish si edhe drejtues të Shërbimit të Zjarrfikësve. Kur ekipet mbërritën, banorët e kishin braktisur tashmë ndërtesën. Pas krijimit të një perimetri sigurie, godina u shemb plotësisht vetëm pak minuta më vonë.

Autoritetet konfirmuan se askush nuk mbeti i bllokuar nën rrënoja dhe nuk pati të lënduar.

Si masë parandaluese, u evakuua edhe një ndërtesë tjetër pranë vendit të ngjarjes, në pritje të inspektimeve nga teknikët e Bashkisë së Benetússerit. Zjarrfikësit po bashkëpunojnë me autoritetet lokale, si edhe me kompanitë e furnizimit me gaz dhe energji elektrike, për të garantuar sigurinë në zonë.

Shkaqet e shembjes janë ende nën hetim, ndërsa mediat lokale raportojnë se pranë ndërtesës po zhvilloheshin punime ndërtimi, pa u konfirmuar ende nëse ato kanë lidhje me incidentin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kumanove skeme mashtrimi me kredi te shpejta dem mbi 10 8 milione denare 6a5805f184f91
Lajmi i mëparshëm

Kumanovë / Skemë mashtrimi me kredi të shpejta, dëm mbi 10.8 milionë denarë

pranoi se eshte homoseksual tani i jep fund marteses 14 vjecare me gruan 6a581e1bc14dd
Lajmi i radhës

Pranoi se është homoseksual, tani i jep fund martesës 14-vjeçare me gruan

Të fundit nga

ShkoLartë