zhupa ne theth luhet me disa investitore strategjike austriake qe duan zonen e boshatisur 6870623c1ddb4

Zhupa: Në Theth luhet me disa investitorë strategjikë austriakë që duan zonën e boshatisur

July 11, 2025
1 minut lexim

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, komentoi atë që po ndodh në Theth këto ditë.

“E para është arroganca e një pushteti në mandatin e katërt, që nuk i intereson asgjë. Nuk i intereson imazhi i Shqipërisë, nuk i intereson jeta e qytetarëve dhe nuk i intereson zbatimi i ligjit. Kjo ndodh sepse nuk e var fatin politik te qytetarët”, tha fillimisht Zhupa.

“E dyta, nga bindja që kam dhe informacionet që kam, në Theth po luhet me disa investitorë strategjikë, të cilët e duan zonën të boshatisur”, theksoi më tej deputetja demokrate.

Sipas saj, këta investitorë janë “me shumë mundësi austriakë”.

“Se cilët janë do t’i shikojmë në ditët në vijim. Asnjë lëvizje e Edi Ramës nuk është lëvizje për interes qytetar, por gjithmonë janë lëvizje që kanë mbrapa një interes klientelist. Mund të jetë lobim ndërkombëtar, mund të jenë para “cash”, mund të jenë interesa të lidhura me familjarë të tij, por asnjëherë nuk bën lëvizje për interes të qytetarit”, u shpreh Ina Zhupa.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e premte me diell dhe temperatura te larta ne maqedoni 6870295f89ab3
Lajmi i mëparshëm

E Premte me diell dhe temperatura të larta në Maqedoni

real madrid do ti kerkoje llogari 6870623f9004b
Lajmi i radhës

Real Madrid do t’i kërkojë llogari

Të fundit nga

ShkoLartë