Deputetja demokrate, Ina Zhupa deklaroi sot se propaganda e qeverisë se Shqipëria ka buxhetin më të lartë është thjeshtë një linjë paralele me nivelin e korrupsionit dhe vjedhjeve të kryera prej saj.
Zhupa u ndal në disa aspekte dhe shifra, teksa shtoi se buxheti që vjen nga paratë e qytetarëve duhet të shkojë për shëndetësi dhe arsim.
“Në propagandën e qeverisë kemi, do e keni dëgjuar dhe nga pothuajse të gjithë si një fjalim e kanë ata që e ripërsërisin të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës, teksa thonë që kemi buxhetin më të lartë ndonjëherë të të gjitha kohëve. Dhe kjo thënie në fakt përmban dy elemente në vetvete. Një, përmban elementin i më shumë taksave, më shumë tatimeve, më shumë gjobave, më shumë detyrimeve të marra nga qytetarët, sepse buxheti nuk është ndonjë shpikje. Janë paratë që vijnë nga qytetarët. Dhe së dyti, ky buxheti më i madh shkon në linjë paralele me nivelin e korrupsionit, me nivelin e vjedhjeve.
Do të thotë më i madh buxheti, më e madhe hapësira e këtyre për ta vjedhur, për ta bërë pjesë të aferave, për të bërë ato që janë, që nga shkollat që ndërtohen me shtatëfishin e buxheteve që ndërton Bashkimi Evropian. Pra kur një shkollë e ndërton Bashkimi Evropian në Shqipëri, që ka ndërtuar edhe ato që u shëmbën nga tërmeti, e ka ndërtuar deri në 750.000 euro, kur një shkollë faturohet për ta ndërtuar qeveria shqiptare apo bashkitë, shkon në 2.3 milionë euro.
Dhe ti thua që kam një buxhet të lartë, por në fakt është një buxhet i vjedhur. Sepse po ta shikosh tek zërat që shkojnë për fëmijët, zërat që shkojnë për familjet në nevojë, zërat që shkojnë për arsimin, zërat që shkojnë për personat me aftësi të kufizuar, zërat që shkojnë për shëndetësinë, por kur them për shëndetësinë, jo për koncesionarin e e shëndetësisë, jo për koncesionarin e… po për ilaçe, por për aparatura, por për rimbursim të medikamenteve, kur e shikon atë, ti e shikon se sa pak fonde vihen në dispozicion të gjërave reale, konkrete, që njerëzit mund të marrin një shërbim më cilësor dhe mund të zgjedhin në fund të ditës arsimin publik, shëndetësinë publike apo edhe të qëndrojnë në Shqipëri.
Unë kam krahasuar në fakt, e kisha diskutim dhe dje në në Kuvend, nivelin e buxhetit të arsimit. Pra, qeveria Rama, kur ka ardhur në 2013-ën, ka dhe një broshurë që e ka printuar atëherë, program, se ishte e vetmja herë që kishte program, se herët e tjera pastaj nuk ka pasur më program, ka thënë 5% e prodhimit të brendshëm bruto do jetë për arsimin. Jo që nuk e ka arritur kurrë, por nga 2022-shi dhe duke parë parasysh edhe këtë buxhet, por edhe buxhetin afatmesëm, parashikimet që kanë bërë deri në 2027, 2028-ën, vjen nga 2.9 që ka qenë në 2022-shin, në 2.7 që pritet tani për 2026-ën dhe për 2028-ën 2.1% e buxhetit”,-tha Zhupa.
Burimi: botasot.info


