zhduket nje 15 vjecare nga prizreni kerkohet ndihme per gjetjen e saj 690a422f13997

Zhduket një 15-vjeçare nga Prizreni, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

November 4, 2025
1 minut lexim

Një vajzë e mitur nga Prizreni raportohet të jetë zhdukur që nga data 31 tetor.

Bëhet fjalë për 15-vjeçaren Suela Krasniqi, nga lagjja Jeta e Re, e cila sipas familjarëve kishte dalë nga shtëpia për t’u takuar me shoqet dhe nuk është kthyer më.

Sipas përshkrimit të dhënë nga familja, vajza është rreth 1.65 metra e gjatë, peshon afërsisht 45 kilogramë dhe ka flokë e sy të zinj.

Rasti është raportuar në Polici më 1 nëntor, rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa menjëherë pas raportimit, organet e rendit kanë aktivizuar njësitë e kërkimit dhe patrullat në terren.

Policia i kanë bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e vajzës, të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

migrena dhe dhimbjet e kokes perbejne sfide globale per shendetin publik 690a41451c98a
Lajmi i mëparshëm

Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik

rrjedh dueti i papublikuar i dafines dhe feros 690a435a7fc84
Lajmi i radhës

Rrjedh dueti i papublikuar i Dafinës dhe Feros

Të fundit nga

ShkoLartë