zhdukeni ndryshkun nga tenxheret me kete truk me patate 688127882244f

Zhdukeni ndryshkun nga tenxheret me këtë truk me patate

July 23, 2025
1 minut lexim

Ndryshku në tenxhere dhe tiganë mund të jetë shumë i bezdisshëm, veçanërisht kur grumbullohet mbi enë të dashura që i përdorni shpesh.

Por lajmi i mirë është se nuk keni nevojë për kimikate të forta për ta hequr. Një zgjidhje e thjeshtë dhe natyrale vjen nga një perime që mund ta rrisni edhe vetë në shtëpi: patatja.

Një eksperte shtëpie nga The Kitchn ndan këtë truk të dobishëm:

“Kjo metodë me patate është shumë praktike (dhe jo toksike) – mund të përdoret për të hequr ndryshkun nga tepsitë për pjekje, thika apo mjete të tjera shtëpiake”.

Dy mënyra për të hequr ndryshkun me patate

Me detergjent enësh ose sodë buke

Prijeni pataten përgjysmë (për së gjati ose për së gjeri, sipas sipërfaqes që doni të pastroni);

Fundin e prerë zhyteni në pak detergjent enësh ose sodë buke;

Fërkojeni me forcë mbi zonën e ndryshkur;

Nëse patatja bëhet e rrëshqitshme, prijeni përsëri pak dhe rifilloni me një pjesë të re;

Përsëriteni derisa ndryshku të largohet, pastaj shpëlajeni dhe thajeni mirë enën.

Me kripë

Prijeni pataten në mes dhe zhytni pjesën e prerë në kripë të trashë;

Fërkojeni pataten me kripë mbi sipërfaqet me ndryshk duke ushtruar presion;

Nëse patatja humbet efektin, prijeni pak dhe aplikoni sërish kripë;

Vazhdoni fërkimin derisa ndryshku të zhduket;

Shpëlajeni dhe thajeni mirë objektin. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rudari i bashkohet lidhjes se prishtines per zgjedhjet ne kryeqytet 6881265c2fcf7
Lajmi i mëparshëm

Rudari i bashkohet Lidhjes së Prishtinës për zgjedhjet në kryeqytet

gjashte zjarre aktive dhe kater nen kontroll 68812b8693dbc
Lajmi i radhës

Gjashtë zjarre aktive dhe katër nën kontroll

Të fundit nga

ShkoLartë