zhan mitrev keta dy politikane deshen te blejne spitalin tim 696e41da1a665

Zhan Mitrev: Këta dy politikanë deshën të blejnë spitalin tim

January 19, 2026
1 minut lexim

Shkup, 19 janar – Pronari i klinikës private mbrëmë në emisionin “Show i mbrëmjes” në TV Alfa konfirmoi se ka pasur interesim dhe përpjekje nga ish-kryeministri dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe, për të marrë pronësinë e “Zhan Mitrev”.

“Po, ka pasur kontakte të tilla reale. Edhe me shkrim, jo vetëm verbalisht”, ishte përgjigjja pohuese e Zhan Mitrevit.

Menjëherë pas këtyre pretendimeve, kryetari aktual i LSDM-së, Venko Filipçe, mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku reagoi ashpër, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një “fushatë të vazhdueshme të zezë dhe linçim publik” të drejtuar kundër tij. Ai i hodhi poshtë akuzat, duke pretenduar se përmes deklaratave të Zhan Mitrevit atij po i atribuohet shantazh dhe tentativë për marrjen e të gjithë spitalit.

Filipçe deklaroi se sulme të tilla kanë kaluar çdo kufi dhe paralajmëroi nisjen e procedurave gjyqësore kundër, siç tha ai, të gjithë të përfshirëve – si porositësve ashtu edhe ekzekutuesve. Njëkohësisht, ai e ftoi publikisht Zhan Mitrevin që, nëse ka çfarëdo njohurie për ndonjë vepër penale, të paraqesë kallëzim penal në prokurori.

“Nëse guxon, le të veprojë institucionalisht. Nëse ka diçka, le të provohet para prokurorit dhe gjykatës, e jo përmes paraqitjeve mediatike. Sepse e dinë se do të mbajnë përgjegjësi”, tha Filipçe, duke e akuzuar pushtetin se pikërisht raste të tilla janë arsyeja pse, sipas tij, nuk po zbatohen reforma thelbësore në drejtësi. (INA)

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bia e pranon hapur se ajo dhe edi kane pasur marredhenie intime brenda shtepise se bbvk se 696e3d2203bba
Lajmi i mëparshëm

Bia e pranon hapur se ajo dhe Edi kanë pasur marrëdhënie intime brenda shtëpisë së BBVK-së

nga gjimnazi ne kumanove te medreseja isa beu murtezi numeron sukseset e lulzim aliut 696e427785372
Lajmi i radhës

Nga gjimnazi në Kumanovë te Medreseja “Isa Beu”, Murtezi numëron sukseset e Lulzim Aliut

Të fundit nga

ShkoLartë