zgjidha luften e aberbaixhanit dhe shqiperise trump ben lemsh emrat e shteteve 68a60b14b25d6

“Zgjidha luftën e “Aberbaixhanit” dhe Shqipërisë”, Trump “bën lëmsh” emrat e shteteve

August 20, 2025
min lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump ngatërroi emrin e njërit Azerbajixhanit dhe citoi emrin e një shteti që nuk ishte i përfshirë në konflikt teksa u mburr me përfundimin e armiqësive midis “Aberbaixhanit” dhe Shqipërisë ditën e djeshme.

Më parë këtë muaj, Trump ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, udhëheqësit e të cilëve ai priti në Shtëpinë e Bardhë për një samit.

Të dy vendet kanë kohë që janë në grindje për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut të Azerbajxhanit, i cili u nda nga vendi me mbështetjen e armenëve. Azerbajxhani rimori kontrollin e territorit në vitin 2023.

Trump u shfaq në edicionin e së martës të The Mark Levin Show, ku përsëriti pretendimin e tij se kishte përfunduar gjashtë ose shtatë konflikte globale në shtatë muajt e tij të parë në detyrë.

“Unë kam zgjidhur gjashtë luftëra dhe shumë njerëz thonë shtatë sepse ka një që askush nuk e di”, tha Trump.

“Por unë kam zgjidhur gjashtë luftëra dhe unë shkatërrova aftësinë bërthamore të Iranit, të cilën ata do ta kishin përdorur kundër Izraelit, por ne e shkatërruam atë”, shtoi presidenti.

Pasi pretendoi se konflikti midis Indisë dhe Pakistanit ishte “më i lehtë” për t’u zgjidhur, Trump e ktheu vëmendjen e tij te “Aberbaixhani” dhe Shqipëria:

Shumë gjëra të mahnitshme. E patë Aberbaixhanin. Ishte një konflikt i madh që po ndodhte për 34, 35 vjet me, ëh, Shqipërinë. Mendoni për këtë. Dua të them, që ka vazhduar për vite me radhë, dhe unë i njoha krerët, i njoha ata përmes tregtisë. Po merresha pak me ta, dhe thashë, “Pse po luftoni ju djema?” Pastaj thashë, “Nuk do të bëj një marrëveshje tregtare nëse ju do të luftoni. Është çmenduri.”

Gjithsesi, një gjë çoi në një tjetër dhe e zgjidha atë. Dhe kjo ishte një gjë që njerëzit thanë se nuk mund të zgjidhej. Edhe kur i kisha të dy në Zyrën Ovale në fund, kur po bëheshin gati të nënshkruanin, ata ishin ulur pranë njëri-tjetrit. Ata po përpiqeshin të largoheshin. Ata nuk ndiheshin mirë. Në fund të një ore, ata po përqafonin dhe po e uronin njëri-tjetrin. Ishte bukur për t’u parë, në të vërtetë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

greqi termeti me magnitude 4 2 balle godet brigjet e hanias 68a6095b1e7c1
Lajmi i mëparshëm

Greqi, tërmeti me magnitudë 4.2 ballë godet brigjet e Hanias

vlen dhe bdi akuzojne njera tjetren per shtrirjen e ndikimit serb ne vend 68a60c7b2cef3
Lajmi i radhës

VLEN dhe BDI akuzojnë njëra-tjetrën për shtrirjen e ndikimit serb në vend

Të fundit nga

ShkoLartë