zgjedhjet per kryetarin e pd gazment bardhi tregon nese do mbeshtes kandidaturen e sali berishes 68ce3d976e8b7

Zgjedhjet për kryetarin e PD, Gazment Bardhi tregon nëse do mbështes kandidaturën e Sali Berishës

September 20, 2025
1 minut lexim

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News 24 zhvillimet për zgjedhjet e reja në PD vitin e ardhshëm, duke lënë të hapur çdo kandidaturë, përfshirë edhe atë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

I pyetur nëse do të mbështesë kandidaturat për kreun e PD, Bardhi u shpreh se nuk ka ende një qëndrim publik për ndonjë emër të caktuar, por shtoi se do ta bëjë të ditur në momentin kur të hapet zyrtarisht gara.

I pyetur nëse rikthimi i Berishës në krye i shërben Partisë Demokratike, Bardhi u përgjigj: “Nuk identifikoj në këtë monomet një figurë tjetër që përbashkon të gjitha flukset brenda PD-së përveç Berishës.”

Bardhi: Unë mbështes të drejtën e cilido brenda PD për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur. Cilido prej nesh ka të drejtë të kandidojë dhe konkurrojë në një garë të ndershme brenda PD për drejtimin e PD. Nga kjo e drejtë nuk duhet të përjashtohet askush.

E kam thënë dhe më parë, ne kemi statut një dispozitë që ndalon kryetarin që humb zgjedhjet të kandidojë, për mua kjo është antikushtetuese  sepse përgjegjësia secilit prej nesh duhet të matet me votat e anëtarëve të partisë.

Nëse anëtarët gjykojnë që kryetari nuk ka përgjegjësi për humbje dhe votojnë për zgjedhjen apo rizgjedhjen e tij, është një e drejtë legjitimë që do duhet ta rrëzoj cilido brenda PD. Në momentin kur të hapet gara, do të them se kë mbështes dhe si e mbështes.

Pyetje: Si i shërben PD-së përsëri Berisha në krye të saj?

Bardhi: Nuk identifikoj në këtë monomet një figurë tjetër që përbashkon të gjitha flukset brenda PD-së përveç Berishës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jori delli shkelqen me nje tjeter paraqitje plot stil 68ce2af33b46e
Lajmi i mëparshëm

Jori Delli shkëlqen me një tjetër paraqitje plot stil

deshmia e rralle kur kadri hazbiu e njoftoi enver hoxhen se vdiq tuk jakova ish diktatori shpertheu ne te bertitura dhe 68ce3e018380c
Lajmi i radhës

Dëshmia e rrallë: Kur Kadri Hazbiu e njoftoi Enver Hoxhën se “Vdiq Tuk Jakova”, ish-diktatori shpërtheu në të bërtitura dhe…

Të fundit nga

ShkoLartë