zgjedhjet ne tirane begaj kushtetueseshiq pezullimin e dekretit dhe shpall daten 68efc5fa4995c

Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën

October 15, 2025
1 minut lexim

Presidenca ka parashtruar në Gjykatën Kushtetuese qëndrimin në lidhje me dekretin që i ka pezulluar për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, në kuadër të gjithë procesit të Erion Veliajt për shkarkimin e tij si kryebashkiak i kryeqytetit.



Seanca në Kushtetuese që do të shqyrtojë shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt do të mbahet më datë 31 tetor, dhe Presidenca si palë e interesuar, ka dërguar parashtrimin në këtë gjykatë në lidhje me dekretin e zgjedhjeve.

Presidenca, në parashtrimet e dërguara, i kërkon Gjykatës Kushtetuese që në datë 31 tetor kur do të mbahet seanca për Erion Veliajn, të heqë pezullimin e dekretit për zgjedhjet në Tiranë dhe të lejojë mbajtjen e tyre.

Po kështu, Presidenca i kërkon gjithashtu Gjykatës Kushtetuese që ta shpallë ky institucion datën e re të zgjedhjeve në Tiranë, dhe të jetë jo më afër se 30 ditë nga shpallja e vendimit të GJK.

Presidenti i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese edhe rrëzimin ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës dhe të urdhërojë KQZ-në për përgatitjen e zgjedhjeve në kryeqytet.

Institucioni i Presidentit të Republikës, në cilësinë e palës së interesuar, i kërkon Gjykatës Kushtetuese:

  1. Të deklarojë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 moskompetencën lidhur me dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;
  2. Të vendosë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 heqjen e pezullimit për dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;
  3. Të vendosë në përfundim të seancës rrëzimin e kërkesës së Kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës;
  4. Për shkak se pezullimi ka pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës, të urdhërojë në përfundim të seancës KQZ-në për përgatitjen e zgjedhjeve për këtë bashki në datën që do të përcaktojë Gjykata Kushtetuese, datë e cila nuk duhet të jetë më e hershme se 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siria dhe rusia drejt nje epoke te re bashkepunimi presidenti al sharaa do te takohet me putin ne moske kete jave 68efc2e8affc9
Lajmi i mëparshëm

Siria dhe Rusia drejt një epoke të re bashkëpunimi, presidenti Al-Sharaa do të takohet me Putin në Moskë këtë javë

46 vjet burgim dhe 39 mije euro gjobe ndaj te akuzuarve per rastin gropa 68efc8115093f
Lajmi i radhës

46 vjet burgim dhe 39 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarve për rastin “Gropa”

Të fundit nga

ShkoLartë