zgjedhjet ne itali votat shpallen te vlefshme edhe pse qytetaret kishin shkruar emrin e qenit krah kandidatit 68f27fe4210eb

Zgjedhjet në Itali, votat shpallen të vlefshme… edhe pse qytetarët kishin shkruar emrin e qenit krah kandidatit

October 17, 2025
1 minut lexim

Tre fletë votimi që mbanin emrin e qenit të tij, janë cilësuar të vlefshme në favor të kryetarit të bashkisë së Porto Viros në Itali.

Gjykata Administrative e Veneto-s ka rrëzuar ankesën e paraqitur nga kandidati i dytë në zgjedhjet lokale, Stefano Permunian, duke konfirmuar fitoren e Mario Mantovan si kryetar bashkie i qytetit Porto Viro.

Në qendër të debatit ishin fletët e votimit ku ishte shkruar emri “Thor”, emri i qenit të Mantovan.

Në total, këto fletë sollën shtatë vota vendimtare për fitoren e tij në zgjedhjet e mbajtura në maj.

Sipas gjykatës, shkrimi i emrit të qenit nuk përbën një tentativë për të shenjuar votën apo për të identifikuar votuesin, por përkundrazi, është një mënyrë për të shprehur mbështetjen ndaj kandidatit.

Sipas gjykatës, qeni “Thor” ka qenë pjesë aktive e fushatës së Mantovan, duke marrë pjesë në evente publike dhe duke u shfaqur në rrjetet sociale së bashku me kandidatin.

Gjykata vlerësoi se “emri i qenit nuk është një element që e komprometon vlefshmërinë e votës”, por përforcon qëllimin e votuesit për të zgjedhur pikërisht atë kandidat.

I vetmi aspekt që nuk u trajtua nga gjykata ishte prania e Mantovan pranë qendrave të votimit ditën e zgjedhjeve. Ligji kërkon që kandidatët të qëndrojnë të paktën 200 metra larg. Por kjo, sipas gjykatës, është një çështje penale dhe nuk hyn në juridiksionin administrativ.

Përfundimisht, nuk do të ketë asnjë anulim votash dhe as përsëritje zgjedhjesh. Fletët ku ishin shkruar “Thor” apo “Mario Vigile” (referencë për pozicionin e mëparshëm të Mantovan si drejtues i policisë bashkiake) janë konsideruar të vlefshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maqedonci u takua me perfaqesuesen e kompanise lockheed martin ne kuader te panairit ausa 2025 ne shba 68f27f426933f
Lajmi i mëparshëm

Maqedonci u takua me përfaqësuesen e kompanisë ‘Lockheed Martin’ në kuadër të Panairit AUSA 2025 në SHBA

takimi trump putin hungaria nis pergatitjet per takimin e radhes mes presidenteve te shba dhe rusise 68f28058863ab
Lajmi i radhës

Takimi Trump-Putin, Hungaria nis përgatitjet për takimin e radhës mes presidentëve të SHBA dhe Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë