zgjedhjet ne bervenice elezi kandidati yne kalon ne raundin e dyte 6abae52489097

“Zgjedhjet në Bërvenicë”, Elezi: Kandidati ynë kalon në raundin e dytë

September 29, 2026
1 minut lexim

Përfaqësuesi i VLEN-it, Amir Elezi, ka deklaruar se kandidati i tyre në zgjedhjet e parakohshme lokale në Komunën e Bërvenicës do të kalojë në raundin e dytë.

 

Duke folur në emisionin “Click Plus” në TV21, Elezi tha se VLEN pret që në balotazh të përballet me kandidatin e VMRO-DPMNE-së.

 

“Po garojmë me një kandidat të spikatur që do të sjellë freski dhe konsolidim të votës sonë atje. Ajo që pritet edhe një herë është mobilizimi i mërgatës shqiptare, e cila është determinante sa i takon epilogut të votimit”, deklaroi Elezi.

 

Ai foli edhe për raportet me subjektet e tjera politike shqiptare gjatë kësaj gare, duke theksuar nevojën për koordinim mes tyre.

 

“Pjesa tjetër në nivel të oponencës me AKI-në në këtë zgjedhje është se jemi të matur njëri me tjetrin, pasi duhet ta përkrahim njëri-tjetrin dhe t’i japim kahe votuesve”, tha ai.

 

Elezi u shpreh i bindur se kandidati i VLEN-it do të sigurojë kalimin në raundin e dytë.

 

“Ajo që dua ta them është se kandidati ynë do të jetë në raundin e dytë”, përfundoi Elezi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish avokatja e trumpit martohet me miliarderin turk ne nje ceremoni luksoze 6abae27d930c5
Lajmi i mëparshëm

Ish-avokatja e Trumpit martohet me miliarderin turk në një ceremoni luksoze

Të fundit nga

PDK mban nesër konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nesër mban konferencë për media. Kjo u bë e ditur nga përmes një njoftimi për media të lëshuar nga partia, teksa nuk treguan arsyen e kësaj konference.
ShkoLartë