zgjedhjet lokale osbe odihr fillon misionin vezhgues 68bb0251935ea

Zgjedhjet lokale, OSBE/ODIHR fillon misionin vëzhgues

September 5, 2025
1 minut lexim

OSBE filloi me vëzhgimin e zgjedhjeve lokale. Misioni i udhëhequr nga Mateo Mekaçi përbëhet nga 13 ekspertë ndërkombëtarë dhe 24 vëzhgues afatgjatë, të cilët do të jenë të shpërndarë në të gjithë shtetin nga 11 shtatori dhe 250 vëzhgues afatshkurtër, të cilët do të arrijnë një ditë para zgjedhjeve. ODIHR do ta vlerësojë procesin zgjedhor dhe pajtueshmërinë e saj me detyrimet e OSBE-së dhe detyrimeve tjera ndërkombëtare dhe standardeve për zgjedhje demokratike, si dhe përputhshmërinë me legjislativën kombëtare.

“Vëzhguesit do ta ndjekin procesin e regjistrimit të votuesve, regjistrimin e kandidatëve, aktivitetet e fushatës zgjedhore në teren dhe online, punën e administratës zgjedhore dhe organe tjera shtetërore relevante, përdorimin e teknologjisë në procesin zgjedhor zbatimin e kornizës juridike, financimin politik dhe të fushatës dhe zgjidhjen e kontesteve zgjedhore. Ato do të vlerësojnë edhe aplikimin e rekomandimeve paraprake të ODIHR-it. Ndjekja gjithëpërfshirëse e mediave është pjesa integrale e misionit vëzhgues.”, theksojnë nga OSBE/ODIHR.

Ndërkohë në Kuvend është dorëzuar propozim-deklaratë për zgjedhje fer dhe demokratike. Në prag të zgjedhjeve që do të mbahen më 19 tetor, Kuvendi e tregon unitetin e saj mbipartiak për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike, që qytetarët të munden të realizojnë të drejtën e tyre të votës.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi kjo toke duhet te jete atdheu i te gjitheve pa ndarje e perjashtime 68baf53e3cd69
Lajmi i mëparshëm

Gashi: Kjo tokë duhet të jetë atdheu i të gjithëve, pa ndarje e përjashtime

u perplas me makine nga nje 17 vjecar ne fier vdes ne spital babai i tre femijeve 68bb03ba27a8f
Lajmi i radhës

U përplas me makinë nga një 17-vjeçar në Fier, vdes në spital babai i tre fëmijëve

Të fundit nga

ShkoLartë